Durrësi po e paguan dyfish projektin e padëshiruar “Veliera” (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Durrësi po e paguan dyfish projektin e padëshiruar “Veliera” (film)

15:00 | 25/11/2021
në Kryesore
0
Pesë vjet pas fillimit të punimeve, projekti kontrovers “Veliera” ende nuk ka përfunduar, ndërsa kostot kanë kapërcyer në 9 milionë euro. Dëmtimi i gjetjeve arkeologjike dhe imazhit të qytetit vijon t’i zemërojë qytetarët, ndërsa shoqëria civile kërkon rihapjen e hetimeve për zyrtarët e përfshirë.

Një autovinç me krah të gjatë rreth 30 metra është shfaqur prej dy javësh mbi ngrehinën masive metalike në hyrje të Portit të Durrësit, ku zvarriten prej pesë vitesh punimet për projektin e njohur si “Veliera”.

Para se vinçi të mbërrinte në kantier, mbi platformën e madhe prej betoni punonin të vetmuar 2-3 montatorë.

Bashkia e Durrësit e nisi punën për zbatimin e projektit të hartuar nga arkitekti italian, Marko Kazamonti në nëntor 2016, përkundër protestave të shoqërisë civile, një beteje të gjatë ligjore dhe shqetësimeve për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore.

Por pesë vjet më vonë, kantieri është ende i hapur, punimet nuk dihet se kur do të përfundojnë, ndërsa kostot pothuajse janë dyfishuar dhe po kapin vlerën e 9 milionë eurove për një projekt që vazhdon të ngjallë kundërshti nga shumica e banorëve të Durrësit.

“Binaja e ndërtuar në lartësi ka bllokuar plotësisht pamjen e godinave dhe hyrjen e portit, ndërsa forma e saj nuk justifikohet për asnjë arsye”, tha inxhinieri Agim Koçi për Median Amfora.

“Unë kam bindjen se pavarësisht nga kostot, në të ardhmen ky ndërtim i panevojshëm do të prishet dhe do t’ia lëshojë vendin një investimi të dobishëm,” shtoi ai.  Inxhinier Koçi nuk është i vetëm në kritikat për ‘Velierën”.

Nga 92 qytetarë të anketuar përmes një pyetësori nga Media Amfora, 81 persona e vlerësuan negativisht projektin e Velierës për qytetin e Durrësit, ndërsa vetëm 11 persona e vlerësuan atë pozitivisht.

Gati gjysma e qytetarëve të anketuar mendojnë se projekti dëmtoi trashëgiminë arkeologjike, ndërsa qytetarë të tjerë ankohen për dëmtim të imazhit, shtim të betonit si dhe kostot e shtrenjta të projektit.

Zvarritja e punimeve është një tjetër shqetësim i qytetarëve të Durrësit, ndërsa bashkia nuk ka ende një afat për përfundimin e tyre. E pyetur nga Media Amfora, Bashkia e Durrësit fajësoi proceset gjyqësore dhe ‘forcat madhore’ për zvarritjen e punës.

“Dy forcat madhore, tërmeti dhe pandemia globale e COVID-19. Struktura metalike do të prodhohej dhe zingohej në një nga zonat më të prekura në Itali, në zonën e Lombardisë”, u përgjigj bashkia për zgjatjen e afateve.

Foto e sheshit në ndërtim, nëntor 2021

Ndërsa studio e arkitekturës “Archea Associati”, e arkitektit Marko Kazamonti nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Fondet i merr era  

Në fund të nëntorit 2016, punimet për ndërtimin e Velierës në sheshin me sipërfaqe 12 mijë metra katrorë nisën vrullshëm, pa marrë parasysh se një pjesë e projektit prekte zonën arkeologjike të rriskut A, ku nuk lejohen ndërhyrjet nëntokësore.

Gërmimet nisën pa një marrëveshje për monitorimin arkeologjik dhe shkaktuan konfuzion kur sondat dhe eskavatorët hasën në struktura muresh dhe mbetje të artilerisë me topa.

Arkeologët i datuan më pas gjetjet që nga periudha qytetare ilire dhe deri tek gjurmët e një bastioni osman, ku më vonë u ngrit konaku i Princ Vidit. Pjesa dërrmuese e zbulimeve arkeologjike u shkatërruan ose u betonizuan, ndërsa presioni i shoqërisë civile e detyroi bashkinë të bënte ndryshime në projekt.

Shkatërrimi i disa prej zbulimeve arkeologjike konsiderohet një kosto e rëndë për qytetin e Durrësit, por jo e vetmja.

Rinisja e punimeve në mars 2019 shkatërroi strukturat arkeologjike, që më pas u betonuan

Të dhënat e siguruara nga Media Amfora tregojnë gjithashtu se kostot e projektit u shtuan rrugës përmes prokurimeve të reja apo shtesës së kontratave dhe deri më tani pritet t’u kushtojnë taksapaguesve 1.1 miliardë lekë ose 9 milionë euro.

Projekti i njohur tashmë si “Veliera” u financua fillimisht në mars 2016 nëpërmjet vendimit të Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve, si pjesë e programit të Rilindjes Urbane të qeverisë “Rama”, me një fond prej 541.8 milionë lekësh [rreth 4.5 milionë euro].

Kontrata u fitua nga bashkimi i kompanive “Everest” dhe “Fusha”, të cilat filluan të kryenin punimet.

Por fondi i mësipërm nuk do të mjaftonte për mbylljen e fazës së parë të punimeve, ndërsa Bashkia e Durrësit firmosi edhe një shtesë kontrate me vlerë 101.9 milionë lekë nga buxheti i saj.

Faza e dytë dhe e tretë e punimeve u financuan gjithashtu nga buxheti i Bashkisë së Durrësit dhe u kushtuan taksapaguesve edhe 220 milionë lekë të tjera shtesë.

Por në tetor të këtij viti, Bashkia e Durrësit hapi një tender për fazën e katërt të punimeve në Agjencinë e Prokurimit Publik – me një kosto të parashikuar prej 248.1 milionë lekësh të tjera [gati 2 milionë euro shtesë].

E pyetur për kostot e projektit, Bashkia e Durrësit la të kuptohej se ndryshimet kishin ndodhur për “shkak të gërmimeve arkeologjike”. Ajo renditi gjithashtu një listë me punime nëntokësore, që sollën sipas saj zëvendësimin e dy palankolave me dy pilota në strukturat mbajtëse të projektit.

Beteja për vlerat arkeologjike

Deri në momentin që nisën punimet, sheshi para portit ndahej nga kryqëzimi rrugor në katër pjesë të gjelbëruara, që bashkonin rrugët “Egnatia” dhe “Taulantia”, ndërsa bulevardi me emrin “Epidamn” – që nis pranë bashkisë, i drejtohej hyrjes kryesore të portit më të madh të vendit.

Në pak muaj, gjithçka në këtë territor ndryshoi dhe vendin e pemëve dhe të barit e zuri betoni. Torra mesjetare sot ndien peshën vizive të “Velierës” dhe ka marrë pamjen e një guri shahu, njëlloj si dhe ish-hotel “Vollga” apo muret e kalasë.

Prej vitesh në një betejë ligjore me bashkinë e qytetit dhe me vetë ndërtuesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë depozituar përsëri një tjetër kërkesë që synon prishjen e plotë të ngrehinës “Veliera”. Ditët e fundit, ata arritën të bindnin Gjykatën e Apelit Durrës për rifillimin e hetimeve mbi zbatimin e projektit.

Qytetarët organizuan disa protesta kundër projektit. Foto 26 shkurt 2017

Teuta Kalakula, sekretare e grupimit “Për mbrojtjen e vlerave arkeologjike të Durrësit”, tha se kanë kërkuar rikthimin e zonës së punimeve në gjendjen e parë.

“Ne besojmë se vlerat e trashëgimisë arkeologjike antike dhe mesjetare duhet t’u rikthehen qytetarëve”, tha Kalakula për Median Amfora.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë depozituar përsëri një tjetër kërkesë që synon prishjen e plotë të ngrehinës “Veliera” edhe pse ngritja përfundimtare e saj duket ende larg.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Kjo masë betoni është një vepër pa frut që asgjësoi një kulturë 3000 vjeçare, e gjitha në zonën ligjërisht të mbrojtur arkeologjike A”, tha për Median Amfora Sazan Guri, përfaqësues në gjykatë i shoqërisë civile.

“Ne kërkojmë rihetimin e çështjes në Gjykatën e Apelit dhe presim një vendim që urdhëron prishjen e kësaj ‘monstre’, që u ndërtua me kosto marramendëse,” shtoi Guri, duke theksuar se kërkesa e shoqërisë civile do të mbrohej në gjykatë nga tre arkeologë në rolin e ekspertëve.

Njëri prej ekspertëve është arkeologu veteran i Durrësit, Fatos Tartari, i cili tha se ishte i gatshëm të dëshmonte në gjykatë për dëmet që iu shkaktuan arkeologjisë nga realizimi i këtij projekti.

Duke folur edhe për projektet e tjerë në sheshet e qytetit antik, Tartari tha se tashmë Durrësi i ka humbur pikat e tij të referimit.

Arkeologu Fatos Tartari
Arkeologu Fatos Tartari

“Sheshi i gjelbëruar dhe funksional para portit u zëvendësua me një ‘përbindësh'”,- tha Tartari.

Përballë njëri-tjetrit, në pozicione krejtësisht të ndryshme lidhur me të ardhmen e projektit “Veliera”, palët do të përballen për të gjashtën herë në gjykatë.

* Foto në krye: Foto e sheshit në ndërtim, nëntor 2021. Foto: Media Amfora.

Etiketa: arkeologuBashkia e DurrësitBulevardi “Epidamn”Durrësi po e paguan dyfish projektin e padëshiruar “Veliera”Fatos Tartarigrupimi “Për mbrojtjen e vlerave arkeologjike të Durrësit”ish-Hotel VollgapërbindëshTeuta Kalakula

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Nuk ka vaksinë anti-Covid para vitit 2021, BE refuzon kërkesën e Pfizer dhe Moderna-s

EMA i jep dritën jeshile Pfizer për vaksinimin e fëmijëve 5 deri në 11 vjeç

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com