Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur nugëshëllimet e tij, pas aksidentit tragjik në Bullgari ku mbeten të vdekur 46 persona shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Kurti ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, si dhe ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar Maqedoninë e Veriut në çfarëdo kapaciteti.
“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit. Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”,– ka shkruar Kurti.