Autobusi i cili gjatë natës u dogj nga flakët në Bullgari, ku humbën jetën mbi 45 persona, është i kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi e cila ka transportuar turistë për ekskursion në Stamboll, shkruan Zhurnal.
Viktimat kryesisht janë fëmijë dhe të rinj të moshës 20-30 vjeç. Viktimat siç mësohet janë nga Shkupi, Strumica, Manastiri dhe Velesi.
Në spitale po kurohen një 17 vjeçare dhe 6 persona të rritur të cilët kanë arritur të shpëtojnë duke kërcyer nga dritarja