U diplomua në Tiranë, jeta e shqiptares që plagosi mjekun grek dhe dietat deri në 4000 euro – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U diplomua në Tiranë, jeta e shqiptares që plagosi mjekun grek dhe dietat deri në 4000 euro

09:15 | 16/11/2021
në Kosove Rajon, Kryesore
0

14 vite më parë shqiptarja Klodiana Çela u njohu në një restorant në Athinë me babain e vajzës së saj, mjekun grek të cilin e plagosi pak ditë më parë me armë zjarri. Asokohe, mjeku po drekonte bashkë me një grup mjekësh dhe avokatësh teksa shijonin verën e tyre. Sot, ai ndodhet në spital, pasi mori disa plumba në trup nga arma e shkrepur nga ish partnerja e tij më e re në moshë.

Ata që e njohin 49-vjeçaren flasin për një grua “merimangë”, tmerrësisht të bukur dhe të zgjuar e cila lëvizte mes qarqeve me lidhje të forta dhe shoqërohej me burra me pozitë të mirë financiare që i siguronin asaj një jetë luksoze. Mirëpo, sipas tyre ajo ka një të metë të madhe. Këmbëngul se ka armiq kudo. Këto fiksime e kanë çuar deri më tani dy herë në spital psikiatrik. Çela ka paditur në polici me dhjetëra njerëz nga nëna dhe motra e saj e deri te avokatët.

Klodiana Çela kishte pasur premisa për t’u bërë një artiste e madhe. Ajo u diplomua në fakultetin e arteve të bukura të Tiranës dhe udhëtoi drejt Greqisë në moshë të re duke u angazhuar në disa ekspozita pikture. Ajo u njoh me një marinar në Lixouri të Kelafonisë. Më pas ajo u largua për në Athinë duke marrë një deklaratë të nënshkruar prej tij në vitin 2003, se i kishte marrë borxh 85 mijë euro dhe do të kthehej sërish. Tashmë ajo kishte një pasaportë. Me një pamje mbresëlënëse, shqiptarja përdori disa avokatë për t’u futur në ambientet ku qëndronin shoqëritë më të larta të Athinës. Kështu arriti të njihej me okulistin grek në fund të vitit 2007. Pas takimit që patën në restorant, pasuan disa takime të tjera dhe vizita në ekspozita pikture. Romanca e tyre e fshehtë zgjati për të paktën 2 vite. Shumë pak e dinin që mjeku dhe shqiptarja kishin një lidhje e cila disa vite më vonë pati fund dramatik. Pasi e plagosi me armë zjarri ajo e akuzoi atë se donte t’i merrte paratë dhe t’i rrëmbente fëmijën.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Lindja e Melinës në vitin 2009 solli krisje në lidhjen e çiftit. Klodiana u thoshte partnerëve, me të cilët dilte se nuk mund të bënte fëmijë për të krijuar një lidhje të hapur me ta. Okulisti fillimisht nuk e besoi se vajza ishte e tij, dhe u desh të bënte testin e ADN për ta vërtetuar këtë gjë. Ai e pranoi menjëherë atësinë e fëmijës dhe nisi t’i jepte Klodianës, shuma deri në 4000 euro. Familja e tij dhe në veçanti gruaja e tij angleze, me të cilën ishte takuar që kur ishte student në Mbretërinë e Bashkuar e pranuan situatën. Klodiana Çela fillimisht e pranoi këtë “kontratë” pasi me paratë që merrte  nga mjeku grek siguronte një jetë luksoze duke shkuar në palestra të shtrenjta dhe duke veshur markat firmato. Pas disa episodesh përplasje me gruan e mjekut grek, në 2016, Klodiana Çela humbi kujdestarinë e fëmijës.

Më vonë ajo tentoi ta rrëmbente fëmijën, por skenari i saj dështoi pasi shëndeti i vajzës u përkeqësua. Gjykata ia ndaloi takimet e gjata, ndërkohë që nuk duhet të afrohej më shumë se 100 metra pranë shtëpisë së mjekut dhe familjes së tij.

/ABC/

Etiketa: grua “merimangë”Klodiana Çelamarinarokulistiromanca

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Shkodrani dhunon ish-bashkëshorten në lokal, arrestohet nga policia

Dyshohet të jetë autori i një plagosjeje me armë, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com