Buxheti 2022/ Manastirliu: Kemi rritur 85% financimin publik për shëndetësinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Buxheti 2022/ Manastirliu: Kemi rritur 85% financimin publik për shëndetësinë

14:58 | 15/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvend në prezantimin e buxhetit të vitit 2022, ka theksuar se qytetarët janë  dëshmitarë të ndryshimit si nata me ditën në shëndetësi.

Manastirliu ndër të tjera ka theksuar se pavarësisht kushteve pandemike, buxheti për shëndetësinë është rritur me 85 % të financimit publik.

 “Çdo qytetar që merr shërbim në qendrat shëndetësore, poliklinikat dhe spitalet e rindërtuara në një pjesë të madhe të qyteteve tona, është dëshmitar i një vale transformuese, e cila padyshim që nuk do të ndalet edhe këtë vit. Dhe ekziston një fakt që e shpërfaq fare qartë ndryshimin si dita me natën, që mbështetja për shëndetësinë ka pësuar në 8 vite. Eshtë shifra kokëfortë e rritjes së Buxhetit për Shëndetësinë, gjatë dy mandateve. 85 % rritje, duke rritur kështu financimin publik e duke ulur shpenzimet nga xhepi I qytetarëve për shërbimin shëndetësor”, tha Manastirliu.

Read more

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Gjatë prezantimit të projekt-buxhetit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2022, Manastirliu tha se do të jetë në fokus pandemia dhe efektet post-Covid-19.

“Janë 7 miliard lekë më shumë buxhet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe përballimin e impaktit të pandemisë dhe efekteve post-covid, duke dedikuar 2,7 miliard programit të vaksinimit anti-covid të popullatës. Për mbështetjen e strategjisë së testimit, gjurmimit, survejancës, kujdesit shëndetësor në sistemin parësor dhe spitalor, barnat dhe materialet mjekësore të nevojshme për të gjithë strukturat spitalore. Buxheti 2022 mbështet fuqizimin e programit të shërbimit kombëtar të Urgjencës Mjekësore, e cila ka treguar një efiçiencë të jashtëzakonshme për përballimin e pandemisë. Një shërbim ekselent, i cili u përgjigjet 130 mijë thirrjeve dhe misioneve në vit, do të vazhdojë të mbështetet fuqimisht prej këtij buxheti”, bëri me dije Manastirliu.

Duke folur për programet e parandalimit dhe kujdesin parësor, Manastirliu tha se do të vijojë mbështetja e programeve të depistimit për gratë, popullatën më të rrezikuar si dhe me fokus të posaçëm tek fëmijët, që do të kenë tashmë një program të dedikuar për kujdesin e syve.

“Programet e shëndetit publik mbështeten me buxhetin e ri, duke konsoliduar programin e vaksinimit të fëmijëve dhe vaksinimin kundër gripit sezonal për më shumë se 400 mijë fëmijë dhe të rritur. Financojmë 6.4 milionë vizita falas tek mjeku i familjes nga konsultat, tek ekzaminimet, tek mjeku specialist, sipas hallkave të sistemit të referimit për të gjithë popullsinë rezidente në Shqipëri. Financojmë rimbursimin e barnave për më shumë se 450 mijë qytetarë. Mbi 1100 alternativa të mjekimit dhe numër të rritur përfituesish i garantojmë falas për të sëmurët kronikë, duke përfshirë këtu edhe paketën anticovid për trajtimin ambulator. Për herë të parë, do të financohet paketa e kujdesit të syve për fëmijët 4-14 vjeç, si një program kujdesi universal falas për mbi 300 mijë fëmijë”, tha Manastirliu.

Duke folur për programet që financon buxheti 2022 për spitalet, Manastirliu tha se fokusi do të jetë tek fillimi i implementimit të autonomisë spitalore, e cila nis me Spitalin Memorial Fier.

“Do të mbeshtesim zgjerimin e sherbimeve te Spitalit Memorial në Fier për ofrimin e shërbimeve në nivel terciar, për mbi 330 mijë banorë. Do të kemi mbulimin 100% falas të paketave mjekësore, duke përfshirë dializën, transplantin e veshkave, të gjithë paketën e kardiologjisë dhe kardiokirugjisë, të radioterapisë, kataraktit, për mbi 15 mijë pacientë në vit. Sigurojmë mbulimin e shërbimeve të diagnostikës laboratorike në çdo spital universitar, rajonal dhe dy spitalet bashkiake me një volum prej 4.6 milionë analiza laboratorike në vit. Do të garantojmë mbulimin e mbi 64 mijë ndërhyrjeve kirurgjikale në vit në sistemin spitalor publik nëpërmjet shërbimit të integruar të sterilizimit dhe  instrumentave kirurgjikale”, tha Manastirliu në fjalën e saj.

Duke folur për investimet për vitin 2022, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se do të jenë në vlerën 3 miliard lekë.

“Me buxhetin 2022 do të përfundojmë investimet madhore të nisura, si dhe hapim investime të reja, nga kujdesi parësor në atë terciar. Çelim fazën e dytë të programit tonë të rehabilitimit të qendrave shëndetësore, me 50 qendra shëndetësore dhe ambulanca për 2022. Përfundojmë fazën e parë të programit të modernizimit të QSUT-së, ku përfundon spitali i ri i sëmundjeve të brendshme, për të filluar menjëherë me funksionimin e këtij spitali të ri, investimi më i rëndësishëm i dekadave të fundit për shërbimin terciar në vend. Në kuadër të modernizimit të Qendrës më të madhe spitalore në vend, do të vijojnë punimet për rikonstruksionin e spitalit të Pediatrisë, ndërkohë që do të bëhet funksionale faza e parë e godinës së re të shërbimit pediatrik. Një tjetër investim i rëndësishëm mbështetet nga buxheti i ri dhe është zgjerimi dhe modernizimi i spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”. Do të përfundojmë gjithashtu maternitetin dhe spitalin e Kukësit si dhe rehabilitimin e plotë të pediatrisë së Elbasanit. Do të përmbyllet rikonstruksioni i  Qendrës Kombëtare Terapeutike Rehabilituese të Fëmijëve në Tiranë. Do të nisim punën për rikonstruksionin e Spitalit Infektiv, një super projekt që po finalizohet dhe do të mbështetet vitin e ardhshëm, i cili jo vetëm do të ndryshojë këtë spital për nga pikëpamja infrastrukturore por edhe do ta ktheje spitalin infektiv sipas të gjitha standardeve në një qendër reference të këtij shërbimi në vend. Një tjetër projekt i ri që do të financohet me buxhetin 2022 është rehabilitimi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, tha Manastirliu.

Duke folur për revolucionin digjital në shëndetësinë, Manastirliu tha se ai do të thellohet dhe për herë të parë do të zhvillohet modeli i sistemit të informacionit spitalor duke e shtrirë në rrjetin e spitaleve publike.

Buxheti i vitit 2022 për të dy sektorët, për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale do të jetë 91 miliard 365 milion lekë.

Etiketa: Buxheti 2022Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu

Të Lidhura

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

nga 27
19:35 | 01/02/2026
0

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

nga 27
19:15 | 01/02/2026
0

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

nga 27
19:05 | 01/02/2026
0

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e...

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

nga 27
18:33 | 01/02/2026
0

Pas rreth tetë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u...

Para
Manastirliu: Do të vendosim “Greenpass” për të hyrë në lokale dhe në strukturat e shërbimit

Nga bonusi i bebes tek ndihma ekonomike, Manastirliu: Zgjerohet mburoja sociale për shtresat në nevojë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:35 | 01/02/2026
Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:15 | 01/02/2026
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

19:05 | 01/02/2026
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

18:33 | 01/02/2026
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

17:57 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –
  • Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –
  • Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –
  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com