Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale një video nga takimi me delegacionin e Senatit dhe Kongresit amerikan.
Basha shkruan ndër të tjera se PD është mirënjohëse për mbështetjen e paçmueshme që SHBA i ka dhënë Shqipërisë.
“Partia Demokratike është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e paçmueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë në momentet më kritike të historisë tonë. Miqësia e veçantë që na bashkon është një shtysë për të punuar më fortë dhe më ngushtë për t’i dhënë Shqipërisë një të ardhme më të mirë,” shkruan kryedemokrati.