Vjedhja e energjisë, drejtori i policisë bën bilancin: Arrestohen 58 persona për një muaj – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vjedhja e energjisë, drejtori i policisë bën bilancin: Arrestohen 58 persona për një muaj

14:33 | 08/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Gjatë ditëve të fundit policia ka ndërmarrë një aksion kundër vjedhjes së energjisë elektrike në vend ku janë zbuluar 48 raste të tilla. Drejtori i Policisë së Rendit Publik në Policinë e Shtetit Ylli Vasili deklaroi se janë arrestuar 12 persona ndërkohë që janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Për 33 qytetarë të kapur në shkelje kanë nisur një hetim në gjendje të lirë, ndërkohë që po hetohen për shpërdorim detyre edhe 3 punonjës të OSHEE.

Vasili ka bërë një bilanc të kontrolleve që prej datës 14 tetor e deri më sot, ku janë zbuluar 237 raste të vjedhjes së energjisë elektrike nga banesa të ndryshme. 58 prej tyre janë arrestuar ndërkohë që 130 po hetohen në gjendje të lirë.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, nga data 14 tetor deri më datë 8 nëntor 2021 janë evidentuar 237 raste të vjedhjes së energjisë në banesa dhe në disa subjekte të ndryshme. Për këto raste janë arrestuar në flagrancë 58 shtetas, janë proceduar penalisht 130 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 34 shtetas të tjerë. Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 punonjës të OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre”.

Read more

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontrolle të pandërprera në territor, jo vetëm për të evidentuar rastet e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike, por edhe për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo paligjshmëri në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të sigurt, reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm”, njofton policia.

Të arrestuarit

Në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas, janë proceduar penalisht 2 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë. Gjithashtu janë kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim më parë.

Në Vlorë janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 shtetas tjetër.

Në Lezhë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas të tjerë.

Në Berat është arrestuar në flagrancë 1 shtetas.

Në Shkodër janë proceduar penalisht 16 shtetas.

Në Gjirokastër janë proceduar penalisht 4 shtetas.

Në Durrës është proceduar penalisht 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas tjetër.

Në Dibër është proceduar penalisht 1 shtetas.

Etiketa: aksion kundër vjedhjes së energjisë elektrikeDrejtori i Policisë së Rendit Publik në Policinë e ShtetitYlli Vasili

Të Lidhura

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

nga 27
15:51 | 06/04/2026
0

Një i mitur është aksidentuar dje në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, teksa ndodhet...

Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

nga 27
15:36 | 06/04/2026
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, është zhvilluar në një atmosferë...

Vlorë, 78-vjeçari gjendet pa shenja jete në përrua –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

nga 27
15:15 | 06/04/2026
0

Dy gra i kanë dhënë fund jetës këtë të hënë në Vlorë, duke u hedhur nga lartësia. Policia sqaron se...

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

nga 27
14:27 | 06/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dy ditë më parë në Itali ku trupi i pajetë i një burri është...

Para
Mes të prekurve në Greqi nga koronavirusi dhe 4 shqiptarë

Greqia në valën e pestë të COVID-19, ekspertët: Mund të arrijmë deri në 10 mijë raste në ditë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

15:51 | 06/04/2026
Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

15:36 | 06/04/2026
Vlorë, 78-vjeçari gjendet pa shenja jete në përrua –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

15:15 | 06/04/2026
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

14:27 | 06/04/2026
E vështirë për t’u përballuar –

E vështirë për t’u përballuar –

13:54 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –
  • Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –
  • Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –
  • Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –
  • E vështirë për t’u përballuar –
  • Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –
  • Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com