Përmes një postimi në “Twitter”, kryetarja e Forumit të Gruas të Partive Popullore Europiane, Doris Pack, ka reaguar pasi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi hapjen e garës për Forumin e Gruas dhe FRPD-së.
“Si Kryetare e Gruas së PPE-së i bëj thirrje Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Lulzim Basha, të respektojë statutin e Lidhjes së Grave të PD-së dhe të përmbahet nga çdo ndërhyrje e pakuptimtë dhe e dëmshme”, shkruan Pack në twitter.