“Homoseksualët ngacmojnë djemtë te Liqeni”, Aleanca LGBT reagon pas denoncimit të “Stop”: Moderatorët nxitën dhunë, i bëjmë thirrje Prokurorisë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Homoseksualët ngacmojnë djemtë te Liqeni”, Aleanca LGBT reagon pas denoncimit të “Stop”: Moderatorët nxitën dhunë, i bëjmë thirrje Prokurorisë…

18:55 | 05/11/2021
në Kryesore
0

Aleanca LGBTI+ dhe Pro LGBT kanë reaguar së fundmi lidhur me puntatën e mbrëmjes së kaluar të emisionit investigativ “Stop” ku u tregua se si zonën e Liqenit, persona me prirje homoseksuale u dalin para dhe ngacmojnë adoleshentët seksualisht.

Mbrëmjen e djeshme në këtë program u transmetua denoncimi i një studenti i cili kishte thënë se ishte ngacmuar nga persona me prirje homoseksuale, mirëpo mënyra se si u përcoll historia, nuk është pritur mirë nga Aleanca LGBTI+ dhe Pro LGBT.

Në një reagim për mediat të publikuar nga aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTI Xheni Karaj, moderatorët e emisionit Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj akuzohen se kanë kryer disa vepra penale, duke nxitur dhunë ndaj këtij komuniteti.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Fjalitë cituara më sipër, pa asnjë ndryshim nga ato që u thanë në emisionin e djeshëm, janë thirrje të hapura për veprime të dhunshme dhe nxitje të urrejtjes nacionale që vendosin në rrezik paqen publike.”– thuhet në reagim.

Sipas saj, kjo histori është manipuluar dhe tjetërsuar qëllimisht nga programi, teksa i bën thirrje autoriteteve që  “të ndjekin me seriozitet maksimal rastin e fundit dhe të marrin vendime të drejta, duke dënuar çdo vepër penale, pa dallim autori.”

Reagim lidhur me emisionin televiziv STOP të datës 02/11/2021

Aleanca LGBTI+ dhe Pro LGBT reagojnë me shqetësim ndaj instrumentalizmit të qëllimshëm të komunitetit LGBTI+ për të disatën herë nga media si një tentativë për të nxitur urrejtje dhe dhunë ndaj një grupimi njerëzish. Ngacmimi dhe dhuna seksuale duhet të hetohen dhe dënohen maksimalisht nga institucionet përkatëse dhe jo të manipulohen, inskenohen dhe instrumentalizohen nga media në dëm të komuniteteve vulnerabël.

Ditën e djeshme, në emisionin STOP të transmetuar në televizionin Klan, veprat penale të konsumuara janë disa dhe të gjitha kanë subjekt moderatorët e këtij emisioni, Z. Sajmir Kodra dhe Z. Gentian Zenelaj.

‘’I bej një thirrje shumë qytetare, atyre të Rrugës “Bardhyl”, këtyre çunave që herë pas here dhe rrihen a vriten me njëri tjetrin. Nuk mundemi dot vetëm një javë të vetme ta kemi javën për të pastruar Tironën? Edhe, dilni si sportista me biçikleta a me patina knej nga këto rrugët, dilni dhe sistemoni edhe kthehuni prap në jetën tuaj rutinë. Është shumë vështirë me i dhën biçikletës me pistoletë në brez, -shprehet gazetari Gentian Zenelaj. Sigurisht që është zgjedhja juaj, por unë ju neveris deri në vdekje, më quani dhe homofob nëse doni, nuk ma ni fare cepi -vazhdon gazetari Sajmir Kodra”.

Fjalitë cituara më sipër, pa asnjë ndryshim nga ato që u thanë në emisionin e djeshëm, janë thirrje të hapura për veprime të dhunshme dhe nxitje të urrejtjes nacionale që vendosin në rrezik paqen publike. Këto thirrje urrejtjeje kundër disa pjesëtarëve të popullsisë, qofshin apo jo autorë të ndonjë krimi, kërkojnë dhe nxisin përdorimin e dhunës dhe të veprimeve arbitrare ndaj disa personave, duke vendosur në rrezik rendin kushtetues shqiptar, sipas neneve 223 dhe 266 të Kodit Penal.

Sipas komunikimit që kemi pasur, një i ri 28 vjeçar, pjesëtar i ndrydhur i komunitetit LGBTI+, i cili është frekuentues i rregullt i ambienteve ku janë bërë filmimet, është personi që në kronikën e ditës së djeshme hiqet si një student që ka rastisur në ambientet e Liqenit Artificial ose siç e quan ndryshe Sajmiri, ‘’agjent i tij dhe i emisionit që drejton’’. Sjellja e personit në fjalë është sjellja e dikujt që e njeh komunitetin dhe e përdor këtë taktikë për të futur në kurth individë të tjerë, që nuk do të kishin kurrë kurajo të bënin avancime të tilla, nëse nuk do të ishin në një ambient të perceptuar si të sigurt. Shfrytësimi i personave vulnerabël të çdo komuniteti për të nxitur e orkestruar situate të stisura nuk është gazetari e nuk mund të jetë kurrë në të mirën e publikut. Kjo është forma klasike e manipulimit të së vërtetës dhe e shndërrimit të një rrethane në shantazh, për arsye nga më të ndryshmet.

Sot, na duhet kthjelltësi për të ndarë viktimën nga dhunuesi, pasi në një realitet ku dhunues bëhet media me status kombëtar, çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të pretendojë se është viktimë e dhunuesit.

Në një klimë intimiduese që po përdoret nga personazhe me pushtet fetar e mediatik, për të montuar urrejtje ndaj komunitetit LGBTI+, përpjekjet agresive për të futur në shoqërinë shqiptare politikën e frikës dhe dhunës, nga të cilat vendi ka 30 vite që është shkëputur, janë veç mjete për të mbajtur nën thundrrën e injorancës shoqërinë tonë.

Frika si mjet politik nuk ka më vend në Shqipërinë e vitit 2021.

Debati kulturor duhet ndarë nga ai ligjor, e në asnjë rast nuk duhet bërë në mënyrë të dhunshme.

Tërheqim vëmendjen e institucioneve të drejtësisë dhe Prokurorisë, të ndjekin me seriozitet maksimal rastin e fundit dhe të marrin vendime të drejta, duke dënuar çdo vepër penale, pa dallim autori.

Etiketa: “Homoseksualët ngacmojnë djemtë te Liqeni”Aleanca LGBTIdenoncimi i “Stop”gentian zenelajPro LGBTsaimir kodra

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Fuqia e dashnisë (Power of love)

Pas "mjaltit" të "Open Balkan" Aleksandar Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: “Provoni ta merrni…”

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com