Dashuria e ndaluar që shokoi botën do të ekranizohet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dashuria e ndaluar që shokoi botën do të ekranizohet

14:14 | 29/01/2016
në Gossip
0

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Romanca e tyre shkaktoi një tërmet diplomatik dhe politik. Por historia e jashtëzakonshme e dashurisë mes presidentit të parë të Botsvanës me një angleze të bardhë të klasës së mesme, zgjati, pavarësisht pengesave dhe zemërimit.

Sir Seretse Khama u dashurua me britaniken Ruth Williams. Tashmë kjo histori do të rrëfehet në ekranin e madh.

dashuria

Aktorët britanikë David Oyelowo dhe Rosamund Pike do të portretizojnë marrëdhënien që u bë fokus i krizës mes Britanisë dhe fqinjit të Botsvanës, Afrikës së Jugut, pikërisht në kohën kur do prezantohej apartejdi.

Seretse ishte një student i edukuar në Oksford, princ i familjes mbretërore të asaj që njihej si Behuanaland, një protektorat britanik.

Në vitin 1948, në moshën 27-vjeçare, ai u martua me britaniken Ruth, 24 vjeç, punonjëse në një agjenci sigurimesh. Martesa e tyre u kundërshtua me forcë nga babai i saj dhe familja e atij.

Ai ishte princi i një tribuje dhe ishte dërguar në Londër nga xhaxhai i tij për të studiuar për juridik. Pasi të mbaronte studimet, duhej të kthehej në vendlindje për t’u martuar me një vajzë nga fisi. Qeveria britanike dhe xhaxhai i tij bashkuan forcat për të kërkuar nga Seretse që të heqë dorë nga gruaja e tij e bardhë, ose të heqë dorë nga kurora.

Ruth Williams ishte vajza e një ish-kapiteni të ushtrisë indiane, që punoi më vonë në tregtinë e çajit. Ajo pëlqente muzikën xhaz, ai po ashtu.

Të dy u takuan kur mota e Ruth, Muriel, e mori atë në një mbrëmje vallëzimi në vitin 1947. Seretse i kërkoi të kërcenin dhe aty nisi romanca. Ishte një histori e jashtëzakonshme pasioni.

Ruth duhej të kërkonte nga babai i saj leje për martesën, por ai refuzoi që të martohej me një person me ngjyrë.

Ajo nuk e kishte menduar kurrë se historia e saj do shkaktonte një tërmet të tillë, deri në pikën kur një zyrtar i shkoi në zyrë dhe i tha: “Nëse e bën këtë gjë, do të rrëzosh perandorinë britanike në Afrikë”.

Duket e çuditshme, por ishte tamam kështu. Afrika e Jugut ishte gati për të prezantuar politikat e apartejdit dhe martesa e një britanikeje me një afrikan do të shkaktonte një krizë kushtetuese dhe brenda Komonuelthit.

Një zyrtar nuk pranoi t’i martonte dhe ata e bënë këtë gjë në fshehtësi. Të dy u larguan drejt Afrikës, duke menduar se gjërat ishin zgjidhur. Por xhaxhai i tij, Shefi Tshekedi mblodhi këshillin e të moshuarve të fisit dhe deklaruan se nuk e njohin Ruth-in si mbretëreshë të fisit. Seretse dhe mbështetësit e tij e kuptuan se xhaxhai i tij, Tshekedi, në fakt donte të bëhej mbret. Kryeministri i Afrikës së Jugut vazhdonte i tërbuar. Ai tha se kjo martesë është e neveritshme. Me gruan e tij shtatzënë, Seretse u ftua për në Londër. Ruth mbeti në Afrikë.

Ishte një kurth.

Britanikët insistuan që ai të heqë dorë nga froni. Kur refuzoi, i thanë se nuk do e lejonin të kthehej në vendlindjen e tij. Mbështetësit e Seretse formuan një komitet dhe i dërguan një letër Mbretëreshës, duke i kërkuar që të lejojë ‘shefin’ e tyre të kthehej. Seretse u kthye, por hoqi dorë nga froni. Në fakt ai mbajti të parat zgjedhje demokratike në vend dhe u votua presidenti i asaj që u bë shteti i Botsvanës. Çifti ka një vajzë dhe tre djem. Njëri prej tyre është tashmë president i Botsvanës. Secretse vdiq në krahët e gruas në moshën 59-vjeçare. Ajo vdiq në moshën 78-vjeçare në vitin 2002. /Mapo

30A9FE9100000578-0-image-a-8_1454025390240

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Protected: Rregullat e reja të seksit për vitin 2016

Rregullat e reja të seksit për vitin 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com