Udhëheqësit e G20 u mblodhën për një foto “familjare” sot paradite në mëngjes përpara se të niseshin në takimet e tyre të para të ditës.
Sipas CNN, është hera e parë që grupi qëndron krah për krah që nga viti 2019. Kamerat kapën Presidentin e SHBA-së, Joe Biden duke folur me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidentin e Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi përpara se të bëhej fotografia, duke treguar me empati Erdoganin.
Pas fotos fillestare, liderëve botërorë iu bashkuan dhe pjesmarrësit e tjerë. Biden kaloi disa momente duke bërë selfie me punonjësit.