Ardian Çela: Nuk ka rritje çmimi për abonentët që furnizohen me energji elektrike nga OSHEE

Lexo edhe

Në mbledhjen e sotme në Komisionin për Politikën e Jashtme, u diskutua për projektin e OSHEE-së për reagimin e krizës ndaj pandemisë COVID-19.

Administratori i OSHEE Ardian Çela ka siguruar që deri në datën 1 janar të vitit 2022, çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë. Ai tha se për 1 mln abonentë që furnizohen nga OSHEE tarifat nuk do ndryshojnë.  Teksa iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës dhe maxhorancës në Komisionin e Jashtëm, Çela theksoi se deri më tani enti rregullator nuk ka bërë aplikim për rritje tarife.

Ai u shpreh ka ende shumë punë për t’u bërë, por përmirësimet sipas tij janë të dukshme, duke shtuar se shqiptarët e kanë harruar atë periudhën kur energjia elektrike shkëputej me orare.

“Deri më datë 1 Janar nuk preket tarifa. Më datë 1 janar enti rregullator paraqet propozimin. Deri më tani nuk ka aplikuar për asnjë rritje tarife. Tregu i liberalizuar ka filluar më shumë se vite përpara. Më 1 janar pjesa tjetër që janë të lidhur me tension të mesëm do dalin në treg të lirë. Platforma ka përfunduar mes OST dhe OSHEE.

Rritje tarifash për 1 mln abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do ketë. Ne krahasimet i kemi bërë me veten. Shqiptarët e kanë harruar atë periudhë kur iknin dritat. Ka ende për t’u bërë por përmirësimet janë të dukshme. Në katër vitet OSHEE ka përballuar krizën e thatësirës sepse KESH për shkak të prurjeve nuk ka garantuar sasinë e nevojshme për të furnizuar klientët. I është dashur të ndërpresë investimet për të importuar energji në tregun e lirë. As tarifa nuk është prekur dhe as nuk ka trokitur në derën e qeverisë”, tha Çela. 

 

Të Lidhura

Para