Nënkryetari i PD-së, Alfred Rushaj në emisionin ‘Kjo javë’, u shpreh se kërkesat e opozitës për ndryshimet kushtetuese nuk kanë qëllim realizimin e një marrëveshjeje apo të një pazari me mazhorancën, por kanë në fokus vetëm interesat e qytetarëve.
“Gjithmonë ka përpjekje për të parë çdo lloj diskutimi si një pazar i poshtër që tregon që këtu po bëhet një marrëveshje e pisët, por nuk është kështu”, tha ai.
Rushaj gjithashtu u shpreh se çdo ndryshim kushtetues është bërë me votat e të gjitha palëve.