Selim Sinai ka lindur fiks në orën 00 të datës 15 gusht 1947, pikërisht në çastin kur India u bë shtet i pavarur. Lindja e tij u prit me fishekzjarrë dhe brohoritje të turmave dhe u përshëndet nga vetë Kryeministri Nehru. Më pas, tek rritet, Selimi kupton pasojat ogurzeza të kësaj rastësie. Çdo veprim i tij pasqyrohet i zmadhuar në ngjarjet që diktojnë drejtimin e punëve të atdheut të tij. Nga ana tjetër, shëndeti dhe mirëqenia e tij janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me shëndetin dhe mirëqenien e atdheut. Jeta e tij është e pandashme, madje ndonjëherë edhe e padallueshme, nga historia e Indisë. Mbase, cilësia më e jashtëzakonshme e tij është aftësia telepatike që e lidh atë me një mijë “fëmijët e mesnatës”, fëmijët e tjerë të lindur në atë orë të parë dhe të pajisur me dhunti magjike.
Ky roman është njëkohësisht një sagë familjare e mahnitshme dhe një evokim mbresëlënës i një vendi të madh dhe popullit të tij: një mishërim brilant i komedisë njerëzore universale. “Fëmijët e Mesnatës” dallon si një vepër epokale dhe një realizim brilant i një prej zërave të mëdhenj letrar të kohës sonë.
“Fëmijët e mesnatës” është fitues i çmimeve “Booker Prize”, “English Speaking Union Literary Award” dhe “James Tait Prize”, në vitin 1981. Gjithashtu, ka fituar dy herë çmimin “The Best of the Booker”, në 1993 dhe 2008.
Kanë shkruar për këtë libër:
“I jashtëzakonshëm . . . një prej romaneve më të rëndësishme që ka nxjerrë bota anglishtfolëse e këtij brezi.”–The New York Review of Books
“Harta letrare e Indisë ndodhet në prag të ndryshimit. . . . Me “Fëmijët e mesnatës” duket se një kontinent e ka gjetur zërin e vet.”–The New York Times
Skeda:
Salman Rushdie
Fëmijët e mesnatës
Roman
Përktheu: Ilir Baçi
Nr. faqe: 692
ISBN 978-99943-0-408-0
Çmimi: 1500 lekë