Kodoshët e urbanëve kërcenojnë qytetarët e Tiranës: Më shumë para, ose ecni në këmbë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kodoshët e urbanëve kërcenojnë qytetarët e Tiranës: Më shumë para, ose ecni në këmbë

15:40 | 19/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Krahas çmimit të bukës,ushqimeve të ndryshme, karburantit dhe por edhe rrezikut përballë rritjes së çmimit për energjinë elektrike, shqiptarët tashmë do të duhet të përballen edhe me shtrenjtimin e kostos së transportit.

Fiks në ditën e fillimit të vitit të ri akademik, ku urbanet janë të përdorshëm nga studentët, Shoqata e Transportit Qytetas njoftoi se kanë përgjysmuar flotën e autobusëve në rrugët e kryeqytetit me argumentin se kishin kosto të larta për shkak të shtrenjtimit të naftës.

Lënia e qytetarëve në rrugë duket se po përdoret prej tyre edhe si formë presioni ndaj institucioneve përgjegjëse.

Read more

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

Në një prononcim për ABC, shoqata në fjalë u shpreh se kërkojnë indeksim të çmimit të karburantit duke kërcënuar se nëse nuk merren masa, atëherë në nëntor do të operojnë më 20% të kapacitetit.

Të vetmit që e pësojnë në këtë rast janë dhjetra mijëra qyetarë të Tiranës që duhet të përballen me një arrogancë të përditshme sa herë iu duhet të shkojnë në punë apo gjetkë.

Argumenti i pronarëve të urbanëve kësaj radhe është i njëjtë: Është rritur çmimi i naftës!

Çmimi i biletës së urbanit në Tiranë u shtrenjtua nga 30 lekë në 40 lekë në dhjetor të vitit 2015. Ky vit konsiderohet si një periudhë kur çmimi i naftës kapi rekorde.

Viti nisi me një çmim rreth 180 lekë për litër dhe u mbyll me mesatarisht 170-175 lekë litër. Pra, një çmim i ngjashëm me ditët e sotme. Por nëse me çmimin e naftës në 2015, shtrenjtimi i biletës nga 30 lekë në 40 lekë plotësonte nevojat e kompanive të transportit qytetas, duket se i njëjti çmim në 2021 nuk i plotësoin më.

Pavarësisht shtrenjtimit të biletës në 2015, urbanët në Tiranë nuk rritën shërbimin ndaj qytetarëve, ku qytetarët vijuan të futeshin si sardele në autobus; në shumicën e rasteve pa kondicionerë; me orare pa orar, me shoferë të kapur tapë në timon nga policia, etj.

Duket se edhe kësaj radhe qytetarët e Tiranës janën nën kërcënimin e kompanive të transportit qytetas, të cilët në mungesë të autoritetit të institucioneve përgjegjëse gjejnë hallkën më të dobët për t’i zhvatur edhe më tepër para, klientin e tyre, qytetarin.

Të Lidhura

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

nga 27
09:53 | 23/04/2026
0

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës, pasi dyshohet se në subjektin...

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

nga 27
09:35 | 23/04/2026
0

Çmimet e naftës u rritën këtë të enjte, pas raportimeve për sulme ndaj tre anijeve në Ngushticën e Hormuzit, që...

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

nga 27
08:57 | 23/04/2026
0

Me anë të një pakete të re investimesh, kryesisht në infrastrukturën rrugore, qeveria shqiptare po planifikon të shpenzojë 100 milionë...

3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

nga 27
08:35 | 23/04/2026
0

Institucionet publike në Shqipëri shpenzuan rreth 377.6 milionë lekë, ose afërsisht 3.8 milionë euro, për bileta të transportit ajror ndërkombëtar...

Para

Njëri hip se të vrava, tjetri zbrit se të vrava, nga t’ia mbaj unë?

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

09:53 | 23/04/2026
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

09:35 | 23/04/2026
“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

08:57 | 23/04/2026
3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

08:35 | 23/04/2026
PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës –

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –

08:15 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –
  • Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –
  • “Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –
  • 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –
  • Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –
  • Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –
  • Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com