Pamjet që shihni tregojnë momentin kur ka rënë zjarri në një apartament në një pallat në Astir, ku fatkeqësisht në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit një 62-vjeçare dhe djali i saj u hodhën nga kati i tretë. Për pasojë Hava Osmanaj humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga rënia, ndërkohë që djali i saj ndodhet i plagosur në spital.
Raportohet se momentin kur zjarri bie në apartamentin ku jetonin nënë e bir, ndërsa pak më vonë shihet se si 36-vjeçari ngelet i bllokuar në ballkonin e banesës. Pamjet e rënda janë filmuar nga një banor i pallatit përballë.
Duke u gjetur në këtë situatë ai është hedhur prej aty, duke marrë disa plagë. Nga hetimet paraprake ka dyshime se zjarri është vendosur nga 36-vjeçari, i cili thuhet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.