Situata tensionuese në veri, eksperti i sigurisë propozon masa shtesë për zgjedhjet lokale në Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata tensionuese në veri, eksperti i sigurisë propozon masa shtesë për zgjedhjet lokale në Kosovë

14:34 | 14/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Teksa ditën e diel do të mbahen zgjedhjet lokale në tërë territorin e Kosovës, përfshirë këtu edhe komunat në veri të vendit, pikëpyetje ngrihen sa i takon çështjes së sigurisë. E duke pasur parasysh situatën në veri të vendit javëve të fundit, e sidomos pas zhvillimeve të djeshme, kërkohet që të ketë masa shtesë të sigurisë në këtë pjesë në ditën e votimit. Kështu është shprehur për Telegrafin, eksperti i sigurisë, Ramadan Qehaja. Ai tha se gjatë aksionit të djeshëm, shteti i Kosovës bëri një veprim të drejtë.

“Zhvillimet e ditës së djeshme në pjesën veriore të vendit tonë, ishin jo të mira në aspektin e stabilitetit e sigurisë kombëtare, edhe pse kemi të bëjmë me të drejtën tonë për luftimin e krimit të organizuar në tërë territorin e vendit tonë. E kemi bërë një veprim që kemi të drejtë”, ka thënë Qehaja. Qehaja ka shtuar se pavarësisht situatës, mendon se pjesëmarrja e serbëve lokal në zgjedhjet e së dielës do të jetë e kënaqshme. “Unë konsideroj se pjesëmarrja e qytetarëve në pjesën veriore të vendit tonë do të jetë e kënaqshme pavarësisht situatë së krijuar atje në aspektin e sigurisë. Pjesa dërmuese e serbëve lokalë të atjeshëm janë të vetëdijshëm për nevojën e luftimit të kontrabandës dhe krimit të organizuar nga shteti i Kosovës”, -u shpreh Qehaja.

Eksperti i sigurisë më tej ka shtuar se shërbimi sekret serb në bashkëpunim me atë rus është prezent në vendin tonë, dhe se për atë arsye të dielën në ditën e votimit në komunat veriore duhet të ketë shtim të masave të sigurisë. “Masat shtesë të sigurisë në ditën e votimit janë mëse të nevojshëm, duke ditur se në Kosovë ekzistojnë dhe veprojnë shumë shërbime të huaja informative. Jemi të vetëdijshëm që shërbimi sekret serb në bashkëpunim me atë rus është shumë prezent në vendin tonë dhe me qëllimin e vetëm për të destabilizuar situatën politike dhe të sigurisë në vend”, ka thënë Qehaja. I pyetur se a ka gjasa që të dielën të përsëritet ndonjë incident në atë pjesë, Qehaja theksoi se “me një vigjilencë më të madhe dhe prezencë të shtuar të organeve të sigurisë tona, do të parandalohet çdo tentativë e incidenteve që mund të ndodhin”.

Read more

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

Ai shtoi se tentativat e Serbisë dhe Rusisë dhe disa shteteve tjera që këtu të krijohet një situatë e palakueshme në sferën e sigurisë dhe politikës në Kosovë, ne nuk duhet ta lejojmë. Dje gjatë një aksioni kundër kontrabandës nga Drejtoria e Hetimit të Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, të asistuar nga njësitet policore në disa lokacione përfshirë këtu edhe Mitrovicën veriore dhe Zveçanin ndodhën disa incidente. Në këtë pjesë nga një grup protestuesish duke i sulmuar dhe penguar në kryerje të detyrës kanë bllokuar rrugët me mjete transportuese, përdorë armë zjarri, granata dore, bombola gazi, bomba shokuese e tjera, me ç rast lëndime trupore kanë pësuar dhjetë zyrtar policorë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në disa automjete zyrtare.

 

 

Në lidhje me rastin janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar, ku me vendim të prokurorit pesë janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq dhjetë të dyshuar të tjerë janë shpallur në kërkim.

Etiketa: eksperti i sigurisëRamadan QehajaSituata tensionuese në veri

Të Lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

nga 27
17:25 | 01/02/2026
0

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

nga 27
17:07 | 01/02/2026
0

Real Madrid dhe Rajo Vajekano masin forcat në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të La Liga. Ndeshja nisi...

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

nga 27
16:37 | 01/02/2026
0

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e...

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

nga 27
16:15 | 01/02/2026
0

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Para
Po udhëtonte me motor me të dashurën, vdes në aksident 22-vjeçari shqiptar, e reja në gjendje të rëndë

Po udhëtonte me motor me të dashurën, vdes në aksident 22-vjeçari shqiptar, e reja në gjendje të rëndë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

17:25 | 01/02/2026
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

17:07 | 01/02/2026
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

16:37 | 01/02/2026
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

16:15 | 01/02/2026
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

15:55 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –
  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –
  • Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –
  • “Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –
  • “Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –
  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –
  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com