Policia e Kosovës bën bilancin: Katër automjete u dëmtuan nga përplasjet në veri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia e Kosovës bën bilancin: Katër automjete u dëmtuan nga përplasjet në veri

11:33 | 14/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në veri janë dëmtuar katër automjete. Një rast që është raportuar në Polici është edhe nga dy shtetas së huaj, të cilët gjersa ishin duke lëvizur në rrugën “Karl Petri” në Zveçan, u sulmuan nga një grup i qytetarëve. Si pasojë e këtij sulmi, shtetasve të huaj u është dëmtuar xhami i pasmë i automjetit.

“Rr. Kral Petri, Zveçan, 13.10.2021 – 11:10. Është raportuar se nga një grup i qytetarëve të cilët kanë qenë të tubuar në afërsi të urës së hekurit,  është  goditur dhe dëmtuar xhami i pasëm i një automjeti. Automjeti kishte  qenë në lëvizje dhe në të kishin qenë dy meshkuj shtetas të huaj. Njësitë policore janë marr me rastin dhe nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.

Po në Zveçan u dëmtua edhe një veturë. Viktima mashkull kosovar e njoftoi Policinë se vetura e tij ishte dëmtuar nga një grup i qytetarëve që ishin tubuar për të kundërshtuar aksionin e djeshëm të Policisë kundër kontrabandës.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Zveçan, 13.10.2021 – NN. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, nga një grup i qytetarëve të cilët kanë qenë të tubuar në shenjë pakënaqësie lidhur me aktivitetet policore iu kishte dëmtuar vetura e tij e cila kishte qenë e parkuar para një lokali. Njësitë policore janë marr me rastin dhe nuk raportohet për të lënduar apo arrestuar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, dy vetura u dëmtuan edhe në rrugën “Lole Ribar”, në Mitrovicën e Veriut. Policia njoftoi se për rastin ka lajmëruar një kosovar.

“Rr Lole Ribar , Mitrovicë Veri, 13.10.2021-09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, nga person-a të panjohur i janë dëmtuar dy veturat e tij, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Në raportin 24-orësh Policia e Kosovës ka dhënë detaje edhe për aksionin që ndërmori dje në katër rajone të Kosovës.

Sipas njoftimit, aksioni u zhvillua në Prishtinë, Pejë, në jug të Mitrovicës dhe në veri të Mitrovicës.

Gjatë operacionit në disa lokacione të ndryshme , shtëpi banimi dhe lokale të ndryshme janë gjetur  dhe sekuestruar:  mallra të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale në vlerë prej qindra- mijëra €.

“ Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veri, dhe Zveçan, 13.10.2021 – 07:00. Është raportuar se Drejtoria e Hetimit të Krimit  të Organizuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, të asistuar nga njësi të ndryshme relevante policore, me urdhëresë lëshuar nga gjykatat kanë kontrolluar-bastisur në lokacionet e cekura me qëllim luftimin e kontrabandës. Gjatë operacionit në disa lokacione të ndryshme , shtëpi banimi dhe lokale të ndryshme janë gjetur  dhe sekuestruar:  mallra të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale në vlerë prej qindra- mijëra €. Gjatë realizimit të operacionit në Mitrovicën veriore dhe Zveçan nga një grup protestuesish duke i  sulmuar dhe penguar në kryerje të detyrës kanë  bllokuar  rrugët me mjete transportuese, përdorë armë zjarri,  granata dore, bombola gazi, bomba shokuese e tjera,  me ç rast lëndime trupore kanë pësuar dhjetë zyrtar policorë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në disa automjete zyrtare. Në lidhje me rastin janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar meshkuj të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë  meshkuj kosovarë  janë  dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Dhjetë të  dyshuar të tjerë janë shpallur në kërkim. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia. /Express/

Etiketa: Katër automjete u dëmtuan nga përplasjetpolicia e kosovesveri të Mitrovicës

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
OBSH: Numri i viktimave nga COVID-19 mund të shkojë deri në 2 milionë

OBSH: Nuk përjashtohet rrjedhja nga laboratori si origjinë e pandemisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com