DW: Ekonomia gjermane para një vjeshte të vështirë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Ekonomia gjermane para një vjeshte të vështirë

11:30 | 12/10/2021
në Bota, Kryesore
0

Read more

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

Mungesa e lëndëve të para dhe zinxhirët e ndërprerë të furnizimit po i krijojnë industrisë gjermane gjithnjë e më shumë shqetësime. Duke u prodhuar më pak, eksportohet më pak, me pasoja negative për ekonominë gjermane.

Ekonomia gjermane bazohet tek eksportet dhe Gjermania kryeson në vendet eksportuese. Prandaj njoftimet se pas rënies së porosive dhe të prodhimit në muajin gusht, ranë – për herë të parë pas 15 muajsh rritjeje të pandërprerë – edhe eksportet janë shqetësuese.

Eksportet në muajin gusht ishin 1.2 përqind më të ulëta se një muaj më parë, njoftoi Zyra Federale e Statistikave. Kjo është befasi, sepse ekonomistët prisnin një rritje të mëtejshme prej 0.5 përqind.

Symbolbild | Fachkräftemangel in DeutschlandMungesa e lëndëve të para po i krijojnë industrisë gjermane shqetësime

“Ekonomia gjermane duhet të përgatitet për një vjeshtë të vështirë,” tha drejtori i përgjithshëm i Federatës së Industrive Gjermane (BDI), Joachim Lang. “Problemet në zinxhirët e furnizimit global, kostot e larta logjistike dhe mosmarrëveshjet e pazgjidhura tregtare po shkaktojnë vështirësi ekonomike.”

Mungesa e lëndëve të para ngadalëson eksportin e mallrave. Kësaj i shtohet edhe mbingarkesa në porte dhe mungesa e kapaciteteve për kontejnerë. Nga ana tjetër importet u rritën në muajin gusht me 3.5 përqind, pothuajse dy herë më shpejt nga sa supozohej, duke u rimëkëmbur kështu prej rënies muajin e kaluar.

Deutschland | Opel startet Produktion für SUV Grandland XEkonomia gjermane bazohet tek eksportet

Por herët a vonë gjërat do të fillojnë të përmirësohen përsëri, mendojnë analistët. “Ekonomia globale do të vazhdojë kursin e rimëkëmbjejes dhe industria gjermane e eksportit do të përfitojë nga kjo,” tha shefi i bankës VP-Bank, Thomas Gitzel, duke shpjeguar optimizmin e tij. Sipas tij edhe pengesat në furnizimet me lëndë të para do të zgjidhen në një moment. “Nëse supozojmë se gjatë vitit të ardhshëm do të jenë përsëri në dispozicion mjaft lëndë të para dhe prodhime paraprake, industria gjermane e eksporteve pritet të arrijë përsëri kulmin e saj,” tha Gitzel.

Biznesi me BE dhe SHBA lulëzon

Biznesi me vendet e BE-së u rrit me 15.7 përqind duke arritur 55.7 miliardë euro. Eksportet drejt blerësit më të rëndësishëm të eksporteve gjermane, SHBA, u rritën me 22.4 për qind në 9.4 miliardë euro, ndërsa eksportet për në Kinë u rritën vetëm 4.4 për qind duke arritur në 7.6 miliardë euro.

Shefi i tregtisë së jashtme të DIHK Volker Treier tha se në Kinë sundon një klimë dukshëm e zymtë ekonomike për shkak të frikës nga kolapsi i kompanisë së pasurive të paluajtshme Evergrande, që ka borxhe prej më shumë se 300 miliardë dollarë./DW

Etiketa: Ekonomia gjermaneeksportetshefi i bankës VP-BankThomas Gitzel

Të Lidhura

Dy viktima me armë zjarri në Korçë, ja ç’thotë Policia –

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

nga 27
08:16 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gjatë një operacioni...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:58 | 04/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

nga 27
07:52 | 04/06/2026
0

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në fokus të rendit të ditës do të jenë disa interpelanca me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

nga 27
07:38 | 04/06/2026
0

Dashi Do jeni shume me te hapur gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe me ne fund do...

Para
Vidhet në mesnatë zyra e administrimit të tokës në Vlorë, drejtori: Hajduti hyri nga dritarja dhe doli nga dera

Vidhet në mesnatë zyra e administrimit të tokës në Vlorë, drejtori: Hajduti hyri nga dritarja dhe doli nga dera

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dy viktima me armë zjarri në Korçë, ja ç’thotë Policia –

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

08:16 | 04/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:58 | 04/06/2026
Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

07:52 | 04/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

07:38 | 04/06/2026
Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –

07:31 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –
  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –
  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –
  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com