PD kallëzime në SPAK për abuzimet e qeverisë së Ramës, me OSHEE dhe KESH – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD kallëzime në SPAK për abuzimet e qeverisë së Ramës, me OSHEE dhe KESH

19:52 | 09/10/2021
në Shqiperi
0

Partia Demokratike ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama prezantoi sot një plan me tre pika për të menaxhuar krizën energjitike, të shpallur nga qeveria.

Në një dalje për shtyp, nënkryetarja Grida Duma tha se ata që do të preken nga rritja e çmimit të energjisë janë sipërmarrësit e ndershëm, ndërsa qytetarët do ta paguajnë në faturën e ushqimeve.

Duma tha se PD po bën gati kallzimet për abuzimet dhe i bëri thirrje SPAK të nisë menjëherë hetimet.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Partia Demokratike po bën gati kallzimiet për abuzimet monsturoze dhjetra milionëshe të qeverisë së Ramës, me OSHEE dhe KESH, në kurriz të familjeve shqiptare,”, tha Duma.

Deklarata e plotë:

Prej ditësh Partia Demokratike ka provuar dhe qartësuar që nuk është ceshtje e krizës energjitike, por se pari e mbi te gjitha krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

Sot Rama e faktoi këtë.

Asnjë fjalë për energjinë. Madje u shiti si lajm të jashtëakonshëm që nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.

Ndërkohë që ajo që shiti në të vërtetë, është kopertura e planit për të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera e të fitojë para po ai grusht njerëzish që e hapi këtë gropë, që në asnjë rast nuk vjen nga jashtë, por nga shushunjat e korrupsionit që gjallojnë në ekosistemin e kësaj pakice.

Dhe nuk janë pak. Janë 200 milionë euro, që do të shkojnë për të arnuar me paratë e konsumatorëve e sipërmarrësve ato kafshatat milionëshe  që shqyen për orekset e tyre këtë verë.

Deklamoi një plan për të mbrojtur shtresat në nevojë nga rritja e çmimeve, por në fakt u tha vazhdoni të paguani njësojë sepse nuk kemi para për t’ju rritur paga e pensione.

Të tjerët, sipërmarrësit e ndershëm që luftojnë për të mbajtur hapur dyert e dyqaneve apo fabrikave, që mbajnë gjallë motorin e ekonomisë, janë ata që do do të duhet të paguajnë faturën e keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Janë ata që do ta paguajnë rritjen e energjisë.

Por nuk janë vetëm ata.

Qytetarët do ta paguajnë energjinë te rritja e faturës së ushqimeve, shërbimeve, sepse ligjësa e ekonomisë e con zinxhr faturën finale te konsumatori, pra ë familjarët. Askush nuk do të shpëtojë.

E pra, me ekrane të harlisura, ku mbron të pambrojtshmen, me pak fjalë iu tha shqiptarëve që jeni shumë mirë.

Që ekonomia juaj është shumë mirë.

Që varfëria nuk ekziston.

Që shtresa e mesme lulëzon.

Që miqtë e tij që po plackisin, prona publike e private, tendera sekret e publik, nuk e dëmotojnë as konkurencën dhe tregu e lirë, dhe sigurisht as ju dhe as familjet tuaja.

Që ata 500 mijë shqiptarë që kanë ikur nga sytë këmbët, në fakt ai iu tha që nuk kanë qenë të zotët t’ia dalin në Shqipëri, pikërisht ata që janë të zotët t’ia dalin kudo nëpër botë.

I tha shqiptarëve sot që shteti nuk është Zoti, individi duhet t’ia dalë vet. Patjetër, ia del, në një vend ku zotësia ka vend. Jo në një vend ku batakciu fiton dhe i ndershmi mbaron.

E rrotulloi edhe njëherë gjuhën tek e kaluara, sepse zgjodhëm 30 vjet më parë ekonominë e tregut, jo ekonominë e tij të tollonit. Por 30 vite më pas, ndërsa ka qeverisur gjatë gjysmës së tyre na ofron prapë tollonat e mungesës ushqimore.

U tha shqiptarëve nuk rrisim rrogat se s’bëjmë dot investime, por po të ishin bërë investime dhe jo korruptime, rrogat tashmë do të ishin rritur.

Në fakt nuk janë bërë investime, janë PPP-të. Jemi vendi i fundit në Ballkan që kemi pagën minimale , sepse PPP, paratë e pista të palacollëqeve të tij e kanë rrënuar ekonominë e vendit.

PPP-të miliona euroshe që firmosen si pa të keq, duke ua hedhur në kurriz sa këtij brezi por edhe brezave që do të vijnë, në fakt bëhen bashkë me arbitrazhet që janë dora e gjatë e korrupsionit të këtij pushteti dhe marrin para në xhepat e shqiptarëve. Bashkë me borxhin publik që është bërë kacek nga korrupsionin i kësaj lukunie të babziturish.

Janë të gjitha aty dhe ai sërish nuk mund të ofrojë asnjë zgjidhje, sepse ai dhe shpura e tij janë shkaktarët e kësaj fatkeqësie kombëtare, që e quan veten qeveri, e që sot kërkon nga ju edhe qindarkat e fundit, sepse nuk heq dorë nga PPP-të dhe tenderat korruptiv.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të nis urgjenitsht hetimet.

Partia Demokratike po bën gati kallzimiet për abuzimet monsturoze dhjetra milionëshe të qeverisë së Ramës, me OSHEE dhe KESH, në kurriz të familjeve shqiptare.

Etiketa: Grida Duma

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Shtyhet përballja Duma-Veliaj në Gjykatën e Posaçme

Plani i qeverisë/ Duma: Nuk është krizë energjitike, por krizë korrupsioni

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com