Kriza energjetike/ Basha sulmon Ramën: Sot përdridhej tek gazetarët, synon të krijojë kushte psikologjike për…

Lexo edhe

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në një konferencë me gazetarët, ku komentoi gjatë krizën energjetike dhe deklaratat e Ramës sot.

Qëllimi i tij i vërtetë është krijimi i kushteve psikologjike tek njerëzit për atë që kërkon të bëjë për rritjen e çmimit të energjisë. Sot përdridhej tek gazetarët jo si avokat i njerëzve por i klientëve të tij. U përpoq ta krahasonte situatën me vende të tjera por nuk ka asnjë krahasim. Edhe përpjekja megalomane që jemi mësuar tashmë për ti qarë hallin kalorësit, për të justifikuar atë cfarë ky ka ndërmend të bëjë për të dezinformuart opinionin publik për të bërë që rritja të duket e pashmangshme. Nuk është kështu kjo është një krizë e planifikuar. I keni bilancet e energjisë e keni parë sesi në verë i shesin me cmim të ulët dhe e blejnë me katërfshi çmimin muaj më vonë me tendera korruptivë duke keqpërdoruara. E kam thënë OSHE dhe KESH janë të zhytura në korrupsion. Mjaftojnë raportimet e fundit në media për ti çjerrë maskën asaj që po ndodh ku çmimi i blerjes është shumë më i lartë. Për të 3 këta tendera diferenca është 10 milion eurosh. Nuk ka thatësira, por ka një bollëk, pasi nuk dihet nga kanë shkuar më shumë se 10 milion euro. Në fakt nuk duheshin bërë fare ato tendera, nuk duhet të ishte blerë ajo energji nëse nuk do ishte shitur aq lehtë energjia elektrike në verë.

Të Lidhura

Para