Nëna 75-vjeçare e medialistit botëror në peshëngritje, Piro Dhima u gjet e vdekur mëngjesin e sotëm në Himarë. Policia bëri me dije se e moshuara dyshohet se kishte ndërruar jetë disa ditë më parë pasi në trup janë vërejtur shenja dekompozimi.
Krahas Piros, ajo ka edhe një djalë tjetër, tre vjet më të madh se kampioni i botës, Odhiesean.
E ndjera ka punuar gjatë gjithë jetës në Tiranë duke i rritur të dy djemtë në kryeqytetin shqiptar, ndërsa shembja e komunizmit bëri që të ndryshojnë gjërat edhe për familjen Dhima. Piro shkoi në Greqi ku 13 vite më vonë u shpall kampion bote në peshëngritje. Ky ishte suksesi i madh i parë i tij, i cili do ta bënte një hero në Greqi. Disa vite më vonë, Dhima u zgjodh deputet i partisë së majtë greke PASOK, shkruan abcnews.al.
Ai nuk i ka fshehur asnjëherë qasjet jo shumë dashamirëse ndaj Shqipërisë, duke dalë publikisht me personazhe të njohur që punojnë për aneksimin e jugut siç është Babis Karathano dhe grupet ekstremiste greke.
Marrëdhënia me nënën
Piro Dhima nuk ka patur asnjëherë një marrëdhënie të ngushte me nënën e tij. Ndoshta kjo shpjegon edhe faktin se përse e moshuara u gjet e vdekur pas 3-4 ditësh sipas policisë, në gjendje të dekompozuar. Kur mediat greke kanë shkruar për këtë fakt, e kanë përshhkruar raportin e tij me nënën të vështirë për shkak të martesës me gazetaren e njohur Anastasia Sdougou.
Kjo e fundit ishte shumë vitë me e madhe se Piro dhe kjo gjë nuk i pëlqeu nënës, ç’ka çau marrëdhëniet mes tyre. Edhe në intervistat për mediat greke dhe shqiptare, Piro nuk e përmend nënën e tij, por thotë se është rritur nga gjyshja në Himarë, shkruan abcnews.al.
”Nuk jam me origjinë shqiptare! Unë jam grek brez pas brezi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori të më rriste sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu kam që foshnje në Himarë. Grua e mrekullueshme dhe e mençur”, thoshte Dhima disa muaj më parë në një intervistë në mediat greke.
Emri i nënës së tij mungon edhe në “CV-në” e medalistëve botërorë, ndryshe nga të tjerët, në pjesën e emrit të nënës shënohet “I padisponueshëm”.
Bashkëshortja e tij Anastasia Sdougou ndërroi jetë nga kanceri disa vite më parë, por duket se marrëdhëniet mes nënës dhe atij nuk ishin rekuperuar.
Vëmëndja ndaj jetës së një një medalisti botëror ka qenë tepër e madhe nga mediat lokale greke apo ndërkombëtare, por ndryshe nga bvashkëshortja, fëmijet dhe shokët, Piro nuk e nxorri kurrë nënën e tij në media.
Si u largua Piro Dhima nga Shqipëria
Ai u largua në 7 shkurt 1991 për në Greqi gjoja për një operacion, por nuk u kthye më në vend. Krahas Greqisë, ku ka dhënë kontributin më të madh, Piro Dhima ka edhe disa rezultate me Shqipërinë para viteve ’90.
Piro Dhima, Luan Shabani dhe Fatmir Bushi e renditën Shqipërinë të dytën në Kupën e Kombeve të mbajtur në dhjetor 1990 në Antalja të Turqisë.
Një sukses i ngjashëm u arrit për Shqipërinë edhe në Aalborg të Danimarkës, ku Dhima pati kontakte me drejtues të Federatës Greke të Peshëngritjes. Në këto takime ai shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me ta, por situata politike në Shqipëri nuk lejonte daljen nga vendi.
Kështu, Dhima shpiku një operacion që do të kryhej në Athinë. Ai shkoi dhe nuk u kthye më duke marrë shtetësinë greke në vitin 1992 ku edhe filloi të prezantojë Greqinë nëpër gara ndërkombëtare. /abcnews.al