Grushti i rëndë që po i vjen ekonomisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grushti i rëndë që po i vjen ekonomisë

18:45 | 29/09/2021
në Kryesore
0

Nga Klodian Tomorri

Në Itali, çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin do të rritet me 40 për qind duke filluar nga pasnesër. Në Irlandë, fatura mujore e energjisë për konsumatorët është rritur me 21.5 për qind, ndërsa në Spanjë qeveria është në prag të rrëzimit, pikërisht për shkak të rritjes së çmimit të energjisë. Ky është prologu i asaj që po vjen.

Ndonëse në Shqipëri, vemendjen më të madhe në opinionin publik dhe debatet politike e ka marrë rritja e çmimeve për artikujt bazë, inflacioni i ushqimeve nuk është asgjë para asaj që po vjen. Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në një krizë të rëndë energjetike, e cila do të ketë pasoja dramatike për ekonominë, buxhetin publik, por ndoshta edhe buxhetet familjare.

Read more

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Dështimet disavjeçare për të reformuar sektorin energjetik, veçanërisht për të ndërtuar burime të reja gjenerimi e kanë lënë vendin të pambrojtura ndaj krizave që vijnë nga jashtë. Dhe këtë herë kriza është me të vërtetë e rëndë. Në vetëm pak muaj, çmimi i energjisë në Europë është trefishuar dhe aktualisht një megavat orë tregtohet me 160-170 euro. Për të kuptuar se sa e rëndë është situata, mjafton vetëm një fakt. Sot, çështja me e nxehtë e debatit në Parlamentin Europian është kriza energjetike.

Arsyet se pse Europa mbërriti në këtë situatë janë disa. Rregullat e reja të Bashkimit Europian për uljen e emetimit të dioksidit të karbonit kanë çuar në mbylljen e shumë burimeve të energjisë. Po kështu, disa nga vendet më të mëdha të kontinentit si Gjermania janë duke mbyllur me shpejtësi centralet bërthamore duke shtuar edhe më shumë hendekun mes kërkesës dhe ofertës së energjisë. Por, faktori më i rëndësishëm që e zhyti Europën në krizë energjetike është mungesa e gazit natyror.

Ekspertët parashikojnë që që çmimet të vazhdojnë të qëndrojnë në nivele rekord edhe për vitin tjetër, ndërkohë që shumë nga qeveritë e BE-së po u druhen revoltave popullore. Dhe Shqipëria do të jetë një nga vendet më të goditura nga kjo krizë.

Për shkak të thatësirës së zgjatur thuajse i gjithë furnizimi i vendit me energji po përballohet nga importi. Në shtator OSHEE shpenzoi 55 milionë euro për të blerë energji nga jashtë. Kjo është shuma më e madhe që Shqipëria ka shpenzuar ndonjëherë në historinë e saj për të blerë energji vetëm për një muaj.

Parashikimet janë që importet e energjisë do të vijojnë me ritme rekord edhe gjatë muajve në vijim. Rezervat hidrike në vend janë në nivele minimale, për rrjedhojë edhe prodhimi. Financat e OSHEE-së tashmë janë të rrënuara. Struktura e tarifave të energjisë e ka të pamundur të përballojë këto çmime ndaj infeksioni po përhapet me shpejtësi në të gjithë sektorin e energjisë duke rrezikuar t’i çojë të treja kompanitë publike drejt falimentimit. Megjithëse, teknikisht të paktën dy prej tyre janë sakaq të falimentuara. Për ta thënë më qartë, OSHEE dhe KESH nuk kanë më para për të siguruar furnizimin e vendit me energji elektrike.

Në korridoret e qeverisë kriza ka mbërritur zyrtarisht. Por, përballë kësaj situate rrugët e zgjidhjes nuk janë shumë. Qeveria do të detyrohet të shpenzojë qindra milionë euro nga taksat e qytetarëve për të subvencionuar importin e energjise ose do ta përcjellë rritjen e çmimeve në faturën e familjeve dhe biznesit. Në çdo skenar, ata që do të paguajnë janë qytetarët. Por, kjo krizë do të jetë një grusht shumë i fortë për ekonominë, financat publike dhe familjet shqiptare.

Etiketa: centralet bërthamorecmimi i energjisefamiljaretFamiljet shqiptarefinancat publikegazi natyrorGrushti i rëndë që po i vjen ekonomisëkrizë energjetike

Të Lidhura

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

nga 27
10:40 | 04/02/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

nga 27
10:12 | 04/02/2026
0

Ministria e punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

nga 27
09:48 | 04/02/2026
0

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me sulmet e Edi Ramës kundrejt gjyqtarëve, për çështjen e rritjes së pagave....

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

nga 27
09:18 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet në debatin me gjyqtarët lidhur me kërkesën për rritjen e pagave, duke i akuzuar...

Para
Edhe sa duhet akoma që të mbarojnë 100 ditët e Ardi Veliut?

Edhe sa duhet akoma që të mbarojnë 100 ditët e Ardi Veliut?

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

10:40 | 04/02/2026
Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026
Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026
Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

09:18 | 04/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

09:00 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –
  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com