Është zbardhur dëshmia në polici e mamasë së 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm ndërsa dje vrau Oficerin e Krimeve Saimir Hoxha dhe pas 5 orësh kërkim qëlloi dhe veten më armë.
Mamaja e të ndjerit Valbona Kolgjini ka deklaruar se me djalin kishte pak kontakte.
Me djalin kisha pak kontakte, sepse pas divorcit ai qëndroi në shtëpinë e xhaxhait në Lezhë. Unë shumë pak takohesha me djalin dhe nuk isha në dijeni të asnjë aktiviteti kriminal”, ka thënë nëna e Aldi Ramës në polici.
“Ne jemi në zi, më ka humbur djali 21 vjeç. Jemi shumë të hidhëruar”, ka thënë e ëma.