Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka dalë në konferëncë për shtyp një ditë para ndeshjes së rëndësishme në Champions League përballë Atletico Madridit.
Italiani është koshient se nesër e pret një tjetër ndeshje shumë e vështirë: “Ne do të duhet të mbajnë përqendrimin lart gjatë gjithë ndeshjes. Për të bërë hapin në cilësi, detajet gjithashtu llogariten, disfata në Liverpool na ka shërbyer.
Giroud po rikuperohet, për Kjaer dhe Florenzin seancat e fundit stërvitore janë vendimtare”
I pyetur rreth të ardhmes së tij në Milano, tekniku u përgjigj me fjalë zemre: “Në koken time marrëdhënia me klubin nuk ka afate”.