Babis Anagnostopoulos vrau pak muaj më parë gruan e tij 20-vjeçare.
Autoritetet greke kanë prova të mjaftueshme për të zbardhur të plotë se çfarë ka ndodhur natën fatale që Babis Anagnostopoulos vrau bashkëshorten e tij, 20-vjeçaren Caroline Crouch.
Pas urdhrit të autoriteteve gjyqësore, Policia greke ka ekzaminuar edhe njëherë kameran që ndodhej në dhomën e ndenjes të shtëpisë në “Glyka Nera”.
Sipas mediave greke, hetuesit kanë ekzaminuar orarin e kamerave duke i lidhur me telefonatat kërcënuese që mori psikologia e çiftit, gjithashtu po ushtrohen kontrolle edhe në lëvizjet e tij bankare.