Thellohet skandali/ Flet gazetari Elton Qyno: “Ai që ka karburantin financiar, fiton edhe gjyqin edhe të drejtën e fëmijëve” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thellohet skandali/ Flet gazetari Elton Qyno: “Ai që ka karburantin financiar, fiton edhe gjyqin edhe të drejtën e fëmijëve”

11:34 | 16/09/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Gazetarja Kolodiana Lala ngriti dje alarmin për një rast ku drejtësia ka dështuar, teksa në emisionin në “Open” flitej për rastin e vrasjes makabre të Sabrinës nga ish-bashkëshorti. Ajo tha se bëhet fjalë për një kolege, gazetare të cilës gjykata i ka hequr dy fëmijët duke ja lënë kujdestarinë babait të fëmijëve.

Sipas saj, Gjykata është korruptuar nga babai fëmijëve i kamur me lekët e krimit. Lala tha se sot ajo grua nuk mundet as t’i shoh dy fëmijët e mitur.

“Dua të sjell sot një rast, ku një kolegia jonë shpëtoi nga duart e një babai të dhunshëm dhe sot ajo jeton pa dy fëmijët, pa dy djemtë. Është nga ato raste ku jemi investuar jo vetëm si gazetarë, por edhe personalisht në zbatim të ligjit, por ne dështuam për të bërë drejtësi. Një grup gjyqtarësh të korruptuar që morën para nga një njeri i kamur me lekët e krimit u paguan dhe dy fëmijë të mitur ja hoqën nënës. Sot ajo grua nuk ka mundësi as t’i shikoj ”, tha Lala

Read more

Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit –

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –

Ndërkohë gazetari Elton Qyno shtjelloi edhe më tej këtë ngjarje duke treguar se si u veprua me detaje për t’ia marrë dy të miturit kësaj nëne.

“Duke marrë shkas nga rasti që përmendi kolegia, unë e njoh dhe është vërtetë një fatkeqësi. Po flasim për një proces shumë të ndërlikuar, ku bashkëshorti që ka buxhetin financiar, apo e thënë ndryshe me terminologjinë e korridoreve të gjykatave shqiptare, ai që ka karburantin financiar, ai fiton edhe gjyqin edhe të drejtën e fëmijëve.

Gjithmonë në lidhje me fëmijët bëhet një akt ekspertimi nga një psikolog. Dhe psikiatri apo eksperti psikologu e bën një aktin që e manipulon situatën, manipulon fëmijët, nxjerr të gjithë situatën me kë duhet të rijë fëmija. Bëhet nga nëna që e ka lindur e i ka bërë kokën, që i ka matur temperaturën, që ka ndenjur gjithë ato net zgjuar, bëhet nëna a thua se është hasmi, gogoli, manipulohen letrat.

Manipulohen letrat e fëmijët sepse ata janë ende në moshën e lodrave. Ku babai del si ai që i përkushtohet e nëna lihet në një xhep tek koshi i plehrave. Trajtohet si gogol. Kjo situatë arrin deri në atë pikë sa fëmija shikon gogol nënë dhe njerkën apo dashnoren nënë. Këtu jemi në rastin që gjykata duke parë këto akte psikologjike dhe fëmijën që është indoktrinuar kaq gjatë dhe kaq shumë…. fëmija manipulohet, po manipulohen pleq e të mëdhenj dhe menjëherë fëmija ndryshon thëniet dhe thotë do rrijë me babain. Në këtë rast gjyqtari merr edhe një thes me lek edhe është në rregull që të vazhdojë të veproj”, tha Qyno.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për pronarin e një kompleksi në autostradën Fushë-Krujë Milot “Europa Park”, shtetasin Mentor Rryçi. Ndërsa çështja ndodhet sërish në gjykatën e shkallës së parë, ku nëna e fëmijëve kërkon që kjo çështje të rigjykohet sërish për shkak të shkeljeve të ndodhura si dhe ngjarjeve të tjera të rënda që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe.

Ky person është dënuar dy herë nga Dhoma Penale Tiranë për veprën penale të “Pengim të ekzekutimit të vendimit”. Pra nuk ka lejuar nënën të takohet me dy fëmijët. Si dhe për veprën e “Vetëgjyqësisë”.

Etiketa: drejtësiaElton Qynoklodian lalakopleksi europa park

Të Lidhura

Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit –

Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit –

nga 27
16:41 | 08/04/2026
0

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të shprehet për mënyrën se si u arrestua kreu i PL-së, Ilir Meta, duke qenë...

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

nga 27
15:33 | 08/04/2026
0

Debati mbi përdorimin e gjuhës shqipe u shfaq fuqishëm gjatë seancës së 13-të të Komisionit për Mundësi të Barabarta në...

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

nga 27
15:16 | 08/04/2026
0

Kati i parë i një pallati në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri duke rrezikuar jetën e banorëve. Ngjarja...

Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –

Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –

nga 27
14:35 | 08/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi se vendimi që pritet nesër nga Sadushi për lirimin nga qelia të Erion...

Para
Berisha sfidon me një foto Ramën dhe Bashën në Kuvend

Berisha sfidon me një foto Ramën dhe Bashën në Kuvend

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit –

Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit –

16:41 | 08/04/2026
Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

15:33 | 08/04/2026
Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

15:16 | 08/04/2026
Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –

Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –

14:35 | 08/04/2026
Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

14:32 | 08/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit –
  • Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –
  • Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –
  • Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –
  • Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –
  • Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit –
  • Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com