Vijon ende të hetohet vdekja e 21-vjeçares Sonila Cani në Itali. Prindërit e vajzës së ndjerë kanë denoncuar në policinë e Beratit për shfrytëzim prostitucioni ish bashkëshortin e vajzës, Kreshnik Canin.
Nëna e Sonilës, Sose Nazo, ka thënë në emisionin ‘Uniko’ se denoncimin e bënë ajo dhe bashkëshorti i saj.
Ky kallëzim ndaj Kreshnik Canit erdhi pas deklaratave që vetë ish-bashkëshorti i Sonilës kishte bërë në këtë emision para disa muajsh, kur tha se “ata kërkonin lekun e thjeshtë”, duke treguar se Sonila prostituonte në rrugët e Torinos.
Denoncimi ndaj tij është bërë pikërisht për këtë akuzë, për shfrytëzim prostitucioni.