Vendi ynë gjatë gjithë ditës së nesërme do të jetë me vranësira të shpeshta. Ppr herë pas here vranësirat do të zhvillohen duke krijuar mundësi për reshje të izoluara. Bregdeti Perëndimor paraqitet me vranësira dhe intervale të shkurtra me kthjellime.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.
Ndërkohë që ditën e shtunë, në orët e pasdites parashikohet që vendi ynë të jetë me kthjellime dhe vranësira. Por parashikohet që mbrëmja ti theksojë vranësirat në zonat veriore dhe pjeserish Qëndrore, ku pritet të ketë reshje shiu të pakta dhe të izoluara.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 30°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.