Itinerari/ Kontejneri ku u kapën 7.7 kg kokainë bëri dy ndalesa para Durrësit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Itinerari/ Kontejneri ku u kapën 7.7 kg kokainë bëri dy ndalesa para Durrësit

15:50 | 08/09/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kontejneri me 7.7 kg kokainë i bllokuar ditën e djeshme në Portin e Durrësit, rezulton të jetë nisur në ditët e para të muajit Gusht nga porti Guajakil në Ekuador, dhe ka mbëritur në 18 gusht 2021, në portin e Durrësit.

Deri në mbërritjen në Shqipëri, kontejneri ku u gjend sasia e kokainës, ka kaluar dy tranzite në portin e Aleksandrisë në Marok dhe Pireut në Greqi.

Nga data 18 Gusht deri në ditën e djeshme, (plot 20 ditë), kur është zbuluar sasia e kokainës pikërisht në kapakët e ftohjes, kontinjeri i kompanisë Majesk, ka qëndruar në terminalin e mallrave në portin e Durrësit.

Read more

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –

Ndërsa brenda në kontinjer ndodhej ngarkesa me banane, që i përket kompanisë “Alba Exotic Fruits”, në pronësi të Eduard Dautit i shpallur në kërkim dhe vëllait të tij, tashmë të arrestuar Barjon Gumeni.

Me kapjen e sasisë së djeshme, në total bëhen 5 raste me kapjen e kokainës në kontinjerët e kompanisë Majeks, ku brenda tyre janë dhe bananet e kompanisë “Alba Exotic Fruits”.

Ngarkesa e djeshme ka qënë një kontinjer i nisur nga Ekuadori, në një periudhë kur në portin e Durrësit, ishin kapur në mënyrë të vazhdueshme sasi kokaine në ngarkesat e kësaj kompanie.

Rasti i parë kur kjo kompani u anatemua në kanalet policore si e dyshuar në trafikun e kokainës, ka qënë viti 2019, në Greqi nga kontinjerët janë hequr nga DEA amerikane plot 137 kg kokainë.

Kjo sasi është zëvendësuar me oriz dhe 1 kg kokainë të cilave u është vendosur dhe një GPS. Për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e kompanisë “Majesk”, brenda të cilëve ndodheshin dhe bananet e “Alba Exotic Fruit’ në 2019, u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.

Në datën 13 korrik 2021 në Portin e Durrësit në kontinjerët e kompanisë “Majesk” ku brenda ishin future dhe bananet e “Alba Exotic, u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë.

Ndërsa çuditërisht 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera, të cilat ishin fshehur në kontejnerët e po të njëjtës kompani.

Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën dhe u sekuestruan 7.25 kilogramë kokainë po në vijim të operacionit “Rada”.

Ndërsa në 17 korrik 2021, kontrollori i kompanisë së kontinjerave “Majesk”, vuri në dukje se një kontinjeri ku ishin future bananet e “Alba Exotik Fruits”, I ishin vjedhur dy kapakët e ftohjes.

Pikërisht në këta dy kapakë, në të gjitha rastet policia ka gjetur sasinë e kokainës, ndaj dhe ka ngritur dyshime të forta se kapakët së bashku me kokainën janë vjedhur nga trafikantët.

Vjedhja e kapakëve, është kryer nga persona që kanë akses për tu futur brenda në port dhe zonën e terminalit të kontinierëve.

Për këtë rast të vjedhjes së kokainës brenda në portin e Durrësit dhe rastet e tjera është ngarkuar prokuroria e posaçme SPAK, të kryejë hetime. /OraNews

Etiketa: itinerarikokainaporti i durresit

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:58 | 04/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

nga 27
07:52 | 04/06/2026
0

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në fokus të rendit të ditës do të jenë disa interpelanca me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

nga 27
07:38 | 04/06/2026
0

Dashi Do jeni shume me te hapur gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe me ne fund do...

Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –

nga 27
07:31 | 04/06/2026
0

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës. Pas...

Para
Sërish tërmet në vend/ 5 lëkundje në pak orë, ja ku ishte epiqendra

Publikohen pamjet e tërmetit të fuqishëm të ndodhur në Meksikë, shtëpitë nisin të tronditen (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:58 | 04/06/2026
Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

07:52 | 04/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

07:38 | 04/06/2026
Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –

07:31 | 04/06/2026
Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

23:03 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –
  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com