Zhduket pllaka përkujtimore për Musine Kokalarin, reagon Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë: Akt kriminal – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhduket pllaka përkujtimore për Musine Kokalarin, reagon Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë: Akt kriminal

11:05 | 08/09/2021
në Kryesore, Shqiperi
0
Musine kokalari

Musine kokalari

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka reguar lidhur me zhdukjen e pllakës përkujtimore në murin e shtëpisë së disidentes Musine Kokalari, Gjirokastër.

Kryetari i kësaj shoqate, Nebil Çika shprehet se Akti kriminal është kryer në fshehtësi natën si të gjitha punët e ndyra që komunistët kanë bërë, ndërsa shton se shtëpia e Musine Kokalarit në Gjirokastër është dhunuar disa herë dhe po shkon drejt shkatërrimit të plotë e të qëllimshëm.

Kujtojmë se pllaka në përkujtim të qëndresës dhe disidencës së Musine Kokalarit ndaj diktaturës komuniste shqiptare u vendos në murin e shtëpisë se saj më 16 qershor 2021, me iniciativë të IDMC dhe Fondacionit Konrad Adenauer (KAS).

Read more

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Reagimi i plotë 

Protestë

Dy ditë më parë në vazhdën e dhunimit të përsëritur është hequr pllaka memoriale nga shtëpia e martires antikomuniste Musine Kokalari në Gjirokastër . Akti kriminal është kryer në fshehtësi natën si të gjitha punët e ndyra që komunistët kanë bërë e bëjnë në këtë vend. Shtëpia e Musine Kokalarit në Gjirokastër është dhunuar disa herë dhe po shkon drejt shkatërrimit të plotë e të qëllimshëm.
Me gjithë denoncimet e vazhdueshme të familjarve dhe tonat, institucionet shtetërore kombëtare e lokale nuk kanë marrë asnjë masë dhe me heshtjen e tyre kanë miratuar e kanë nxitur aktet kriminale të motivuara ideologjikisht e të perseritura kundër kujtimit të një figure të ndritur të qëndresës sonë ndaj diktaturës komuniste .
Shtëpia e Musine Kokalarit në Gjirokastër është monument kulture i kategorisë së parë dhe me ligj mbrohet nga shteti. Por deri tani shteti dhe qeveria në vend që të kryej detyrimin kushtetues hesht duke përkrahur hapur autorët e krimit.

Të indinjuar nga ky akt kriminal i bëjmë thirrje shtetit shqiptar të marrë përgjegjësitë ligjore dhe të reagojë ndaj dhunimit të kujtimit të martirëve që sakrifikuan jetë për lirinë e demokracinë . Kërkojmë që Ministrja e Kulturës të merret me punën që i ngarkon ligji e Kushtetuta dhe të mos përpiqet të mohojë e të mbrojë krimet e komunizmit. Të hedhë një sy edhe nga shtëpia e Musine Kokalarit kur shkon e kujdeset për shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha,⁷ngjitur me të .
I bëjmë thirrje autoriteteve lokale në Gjirokastër të reagojnë e të marrin në mbrojtje shtëpinë e Musine Kokalarit si monument kulture, pavarësisht bindjeve politike e qëndrimeve të kundërta politike të pronarëve të sajë.
Kërkojmë që opinioni publik veçanërisht mediat, të reagojë ndaj akteve të tilla kriminale të motivuara politikisht dhe ideologjikisht apo për interesa të tjera kriminale pasi Musine Kokalari dhe kalibri i sajë politik e historik janë një pasuri kombëtare.
Garantojmë dhunuesit komunistë, politikë e ordinerë, që sado që të përpiqen nuk do ta shuajnë dot kujtimin e ndritur të Musine Kokalarit dhe të gjithë martirëve antikomunistë të Shqipërisë.
Ata janë drita, ju jeni errësira, kështu ka qenë e do të jetë përgjithmonë.

Etiketa: Nebil CikaShoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të ShqipërisëZhduket pllaka përkujtimore për Musine Kokalarin

Të Lidhura

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

nga 27
13:46 | 25/04/2026
0

Një 46-vjeçar, Ylli Berisha, i cili prej vitesh jeton duke lypur, është vënë përballë drejtësisë pasi akuzohet se nuk i...

Para
Ngjarje e rëndë/ Shtëpia merr flakë, dyshohet për dy fëmijë të vdekur

Ngjarje e rëndë/ Shtëpia merr flakë, dyshohet për dy fëmijë të vdekur

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026
SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

13:16 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –
  • Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com