Trendafilova: Mbrojtja e dëshmitarëve përparësi e Gjykatës së Posaçme për Kosovën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trendafilova: Mbrojtja e dëshmitarëve përparësi e Gjykatës së Posaçme për Kosovën

10:51 | 08/09/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetarja e Gjykatës së Posaçme për krime lufte me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova, tha të martën se mbrojtja e dëshmitarëve vazhdon të mbetet përparësi e punës së Gjykatës dhe se kjo është një prej arsyeve kryesore për themelimin e saj.

Ajo i bëri këto komente në Prishtinë gjatë një konferencë me gazetarë lidhur me punën e Gjykatës së Posaçme.

“Mbrojtja e dëshmitarëve është diçka në të cilën ne jemi shumë të përqednruar sepse edhe gjykimi më i mirë nuk vlen asgjë nëse ai zhvillohet në kurriz të jetës së njerëzve të mirë. Administratorja ka një ekip të përkushtuar dhe gjithmonë diskutojmë për çdo zhvillim dhe çdo gjë tjetër që mund të përmirësohet dhe në këtë aspekt shpresoj që nuk do të përballemi me ndonjë situatë apo problem dhe kjo çështje është shumë serioze. Unë besoj se kjo ka qenë një prej arsyeve pse është marrë vendimi për krijimin e kësaj gjykate”, tha ajo.

Read more

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Zonja Trendafilova tha se gjyqtarët deri më tash janë treguar efektiv në trajtimin e rasteve ndërsa theksoi se nuk e di nëse do të ketë akuza tjera ndaj personave të tjerë.

“Mandati do të përfundojë sapo Këshilli i Evropës do të njoftojë Republikën e Kosovës se hetimet dhe procedurat e parashikuara atje kanë ardhur nga fundi”, tha ajo.

Veprimtarë të Partisë Socialdemokrate në Kosovë ndërprenë për pak çaste konferencën e zonjës Trendafilova, në shenjë proteste ndaj punës së kësaj gjykate. Policia arrestoi disa veprimtarë të kësaj partie përshirë edhe kryetarin e saj, Dardan Molliqaj.

Zonja Trendafilova tha se në mesin e këtij muaji pritet të fillojë procesi gjyqësor kundër Salih Mustafës i cili është akuzuar një vit më parë për krime lufte. Nga fundi i këtij muaji po ashtu pritet të nisë gjykimi edhe ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, drejtues të lartë Organizatës së Veteranëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.

Ende nuk dihet se kur mund të fillojë procesi ndaj ish udhëheqësve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi që u arrestuan në nëntor të vitit të shkuar. Ata ndodhen në Hagë nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përkatësisht për veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave.

Në raste të ndryshme Gjykata ka refuzuar kërkesat e tyre për t’u mbrojtur në gjendje të lirë.

E themeluar në vitin 2015, Gjykata e Posaçme vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar. Ngritja e saj si dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar vazhdimisht me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s./VOA/

Etiketa: Ekaterina TrendafilovaKryetarja e Gjykatës së Posaçme për krime lufte me seli në Hagë

Të Lidhura

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

nga 27
10:40 | 04/02/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

nga 27
10:12 | 04/02/2026
0

Ministria e punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

nga 27
09:48 | 04/02/2026
0

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me sulmet e Edi Ramës kundrejt gjyqtarëve, për çështjen e rritjes së pagave....

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

nga 27
09:18 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet në debatin me gjyqtarët lidhur me kërkesën për rritjen e pagave, duke i akuzuar...

Para
Musine kokalari

Zhduket pllaka përkujtimore për Musine Kokalarin, reagon Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë: Akt kriminal

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

10:40 | 04/02/2026
Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026
Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026
Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

09:18 | 04/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

09:00 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –
  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com