Si u zbulua grupi i kokainës në Tiranë, efektivi i RENEA-s ishte “koka” (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u zbulua grupi i kokainës në Tiranë, efektivi i RENEA-s ishte “koka” (film)

15:30 | 21/08/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

SHÇBA ka publikuar pamjet e aksionit gjatë goditjes së grupit kriminal që drejtohej nga efektivi i RENEA-s, Real Luli. Sipas SHÇBA ditën e djeshme rreth orës 19:30 në zonën e quajtur “Ish-Parku i autobusave”, në Tiranë, u arrestuan – Real Luli., 27 vjeç, me detyrë punonjës policie në repartin special “RENEA”; – Jurgen Luli., 30 vjeç; – Gertjan Harapi, 27 vjeç, i dënuar më parë për tentativë vrasje. Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë dy shtetasit: – Gevi Spahia., 26 vjeç; – Ergi Sala, 26 vjeç, arrestuar më parë për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikeve’’.

Sipas SHÇBA ka prova ligjore të veprimtarisë së tyre të kundraligjshme që ata kryenin në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Nga kontrolli i realizuar në ambiente dhe banesat që dispononin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale sende dhe objekte të kundraligjshme si më poshtë:

– 434 gr kokainë; – 576 gr kanabis, e ambalazhuar; – 100.6 gr lëndë narkotike e llojit “Ekstazy” e ambalazhuar; – 18.2 gr fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike; – 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike; – Vlera monetare 11,890 euro; – 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK; – Një krehër metalik brenda së cilës ndodheshin 20 fishekë Mod 56; – 219 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme; – 1 automjet tip Benz; – 7 aparate celularë; – Një pajisje me mbishkrimin “GRANADE FLASH-BANG BRZ-M93 P1 TM-1403”, së bashku me mekanizmin e saj metalik tip mashe; – 2 motoçikleta (pa targa).

Njoftimi i policisë:

Tiranë – Në përfundim të hetimeve mbi operacionin e datës 20.08.2021 të SHÇBA mbi goditjen e një grupi të shpërndarjes së lëndëve narkotike me 5 të shoqëruar në kushtet e flagrancës, mes tyre 1 punonjës policie njoftojmë se:

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë, në funksion të procedimit penal nr. 5520 të vitit 2021, të drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka kryer hetime në një periudhë kohore disa mujore me metoda speciale hetimi dhe si rezultat i tyre, nl bashkëpunim dhe me mbështetjen e strukturave policore të DVP Tiranë, të Rendit Publik, të strukturave të posaçme të luftës kundër drogës dhe të Njësisë Operacionale, ka realizuar goditjen e një grupi kriminal të tregtimit të lëndëve narkotike që vepronin kryesisht në qytetin e Tiranës, bazuar mbi nenet 283/2, 278 dhe 248 të Kodit Penal.

Në datën 20.08.2021 rreth orës 19:30 në zonën e quajtur “Ish-Parku i autobusave”, në territorin e Njësisë Bashkiake nr. 7 të qytetit të Tiranës, u konkludua dhe u bë ndërhyrja për ekzekutimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Real Luli., 27 vjeç, me detyrë punonjës policie në repartin special “RENEA”;
– J.L., 30 vjeç;
– G.S., 27 vjeç, i dënuar më parë për tentativë vrasje.
Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë dy shtetasit:
– G.H., 26 vjeç;
– E.S., 26 vjeç, arrestuar më parë për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikeve’’.
Ndalimi dhe arrestimi i tyre vjen si rezultat i dokumentimit me prova ligjore të veprimtarisë së tyre të kundraligjshme që ata kryenin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Nga kontrolli i realizuar në ambiente dhe banesat që dispononin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale sende dhe objekte të kundraligjshme si më poshtë:
– 434 gr kokainë;
– 576 gr kanabis, e ambalazhuar;
– 100.6 gr lëndë narkotike e llojit “Ekstazy” e ambalazhuar;
– 18.2 gr fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike;
– 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike;
– Vlera monetare 11,890 euro;
– 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK;
– Një krehër metalik brenda së cilës ndodheshin 20 fishekë Mod 56;
– 219 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme;
– 1 automjet tip Benz;
– 7 aparate celularë;
– Një pajisje me mbishkrimin “GRANADE FLASH-BANG BRZ-M93 P1 TM-1403”, së bashku me mekanizmin e saj metalik tip mashe;
– 2 motoçikleta (pa targa).
Vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin dhe implikimin e mundshëm edhe për subjekte të tjera të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale në lidhje me veprimtarinë kriminale të kryer nga shtetasit e ndaluar dhe arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rasti.

 

Etiketa: efektivi i RENEA-sgrupi i kokainës në Tiranë

Të Lidhura

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

nga 27
15:24 | 13/05/2026
0

Emri i Granit Pepnikaj është rikthyer sërish në vëmendjen e autoriteteve, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me hetimet mbi...

Po e rishikoj të ardhmen time këtu –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

nga 27
15:12 | 13/05/2026
0

Manuel Neuer do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich edhe për një tjetër sezon. Sipas raportimeve nga mediet...

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

nga 27
14:46 | 13/05/2026
0

Alis Kallaçi i cikli përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion do të ngjitet në skenë nesër mbrënma me këngën “Nan”. Performanca e tij...

A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

nga 27
14:32 | 13/05/2026
0

Spanja vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse, duke ofruar një kombinim të qyteteve me trashëgimi kulturore, plazheve mesdhetare, eksperiencave...

Para
Tiranë/ Atentat ndërtuesit te Komuna e Parisit

Vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se u nxor në pritë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

15:24 | 13/05/2026
Po e rishikoj të ardhmen time këtu –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

15:12 | 13/05/2026
Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

14:46 | 13/05/2026
A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

14:32 | 13/05/2026
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet –

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet –

14:28 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –
  • Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –
  • Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –
  • A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –
  • Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet –
  • Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –
  • Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com