Një punëtor ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti pasditen e sotme në minierën e Qafë Barit në Fushë Arrëz.
Drejtori i Repartit të Inspektim dhe Shpëtimit në Miniera Rrapush Tola tha se ngjarja ka qenë aksidentale.
“Një kamion në hyrje të galerisë ka shtypur një punonjës” tha Tola.
Grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.