Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka zhvilluar një komunikim online në zonën e lumit të Vlorës, në lidhje me situatën e zjarreve.
Peleshi theksoi se situata ende është e vështirë edhe për shkak të erës, ndërsa i bëri thirrje banorëve të zbatojnë urdhrat e strukturave të Mbrojtjes Civile për të bërë një evakuim sa më të shpejtë.
Kemi sjellë dy zjarrfikës nga Forcat e Armatosura, po ashtu edhe 40 trupa do të mbërrijnë nga momenti në moment nga Forcat e Armatosura.
Dje kemi shmangur prekjen e banesave dhe sot jemi shumë të angazhuar edhe pse ka shumë pak mundësi për të ndërhyrë. Tani duhet të shmangim zjarret që janë shumë pranë zonave të banuara”, tha Peleshi.