Një bombol gazi ka shpërthyer në një karburant në Ksamil, duke lënduar një 28 vjeçar.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku dyshohet se shkak për këtë është bërë pakujdesia.
Si pasojë e shpërthimit është plagosur shtetasi F. I., 28 vjeç , i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjehershëm i zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.