Mbi 1,500 banorë të helmuar, ende e paqartë se çfarë ka ndodhur në komunën e Deçanit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 1,500 banorë të helmuar, ende e paqartë se çfarë ka ndodhur në komunën e Deçanit

15:55 | 14/07/2021
në Kryesore
0

Autoritetet në Kosovë po vazhdojnë përpjekjet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në rajonin e Deçanit ku mbi një mijë veta kërkuan ndihmë mjekësore përgjatë disa ditëve me shenja helmimi.

Të mërkurën drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan rreth 75 kilometra në perëndim të Prishtinës, se nga ora shtatë e mëngjesit e deri në orën 11:00, janë paraqitur 55 qytetarë me ankesa të njëjta.

“Në 24 orët e fundit kemi pranuar gjithsej 310 pacientë me simptomatologji të njëjtë siç kanë qenë ditëve përpara. Ndërsa që nga data 10 deri me 14 të këtij muaji janë pranuar gjithsej, një mijë e 62 pacientë”, tha zoti Berisha.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Deçani shpalli të martën gjendjen emergjente pas situatës së krijuar dhe dyshimet e para u hodhën te furnizimi me ujë nga kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini”. Por, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se analizat fiziko-kimike nuk flasin për ndonjë problem me ujin e pijshëm, ndërsa analizat bakteriologjike kërkojnë më shumë kohë.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se me rekomandim të Institutit të Shëndetësisë Publike është vënë sërish në funksion ujësjellësi në këtë komunë.

Por, në një vendim të kësaj komune thuhet se “uji duhet të shfrytëzohet vetëm për nevoja sanitare, ndërkaq për nevoja të amvisërisë të përdoret vetëm pasi të jetë vluar”.

Të martën zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i tha Zërit të Amerikës se janë duke u kryer hetime lidhur me dy raste te vdekjes që dyshohet se janë të lidhura me situatën dhe se trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Por, zoti Berisha tha se nuk mendon që këto dy raste lidhen me situatën e krijuar me helmimet, megjithatë fjalën e fundit do ta jap Instituti i Mjekësisë Ligjore. Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se dy rastet e vdekjeve nuk kanë të bëjnë me situatën.

Në pritje të rezultateve të analizave të ujit dhe gjetjes së shkaktarëve që çuan në situatën e fundit në Deçan, ambasada amerikane i ka këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin përdorimin e ujit nga ujësjellësi lokal në atë komunë. /VOA/

Etiketa: Autoritet me KosoveHelmimi ne Deçan

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Kapja nga “bishti”, pasi kështu i duhet partisë në pushtet kompromenton drejtësinë e re

Kapja nga "bishti", pasi kështu i duhet partisë në pushtet kompromenton drejtësinë e re

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com