Është arrestuar prokurori i Prokurorisë së Kukësit Edmond Karriqi. Ky i fundit raportohet se është arrestuar në qytetin e Kavajës.
Mësohet se në pranga ka rënë edhe shoferi i tij, ndërsa është kontrolluar edhe banesa e prokurorit.
Sipas të dhënave paraprake, prokurori Karriqi është arrestuar pasi ka të dhëna për korrupsion.