Penalltia e humbur prej tij ndaj Zvicrës, largoi para kohe Francën nga “Euro 2020”, ekipit, kampion bote në fuqi dhe pretendente për ta fituar këtë kompeticion.
Kylian Mbappe, ka reaguar pas ndeshjes dhe ka shprehur pendesë për penalltinë e humbur.
Ndërkohë, ai nuk hezitoi t’i kërkonte falje tifozëve për zhgënjimin e tyre në këtë garë.
“Më vjen keq për penalltinë. Doja të ndihmoja skuadrën, por s’ia dola. Për t’u qetësuar do të jetë e vështirë, ky është futbolli. Tifozët janë të zhgënjyer, por dua t’i falenderoj për mbështetjen dhe që gjithmonë kanë besuar te ne”, tha Mbappe.
Kujtojmë se sfida e djeshme, mes Francës dhe Zvicrës, përfundoi me rezultatin 3 me 3 në kohën e rregullt.
Koha shtesë nuk e ndryshoi këtë rezultat dhe të dyja ekipet iu drejtuan 11-metërshave.
Zviceranët arritën të tregohen të saktë në pikën e bardhë, duke mos humbur asnjë nga 5 penalltitë e gjuajtura, ndërsa për Francën, gaboi Mbappe, gabim, që i kushtoi dhe eliminimin e “Gjelave” nga kampionati prestigjioz i futbollit