4 pistoleta dhe dhjetra plumba, çfarë ndodhi në Velipojë, vonesa e shtetit që shkaktoi 4 të vrarë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

4 pistoleta dhe dhjetra plumba, çfarë ndodhi në Velipojë, vonesa e shtetit që shkaktoi 4 të vrarë

20:00 | 27/06/2021
në Kryesore
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë pas mesnate në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë. Burime bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhjetra gëzhoja, të cilat janë qitur nga katër armë të ndryshme, ndërsa nga policia është sekuestruar derimë tani vetëm një pistoletë.

Armët që janë përdorur bëjnë me dije burime janë 2 automatikë, një pistoletë glock dhe një TT, ndërkohë që mbetet e parqartë dinamika se kush ka qëlluar fillimisht nga personat e përfshirë në konflikt.

Ajo që dihet me siguri është fakti se anëtarët e familjes Ferracaku, kanë shkuar në hotelin e familjes Gocaj, me djemtë e të cilës kishin nisur sherrin për rërën dhe shezlonët në drekë, dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Si pasojë e të shtënave mbetën të vrarë vëllezërit Edmond dhe Xhovani Gocaj, pronar të hotelit dhe kamarieri Myzerim Zeneli i cili vetëm dje kishte nisur punë, ndërkohë që nga pala tjetër viktimë mbeti pronari i hotel ‘Fantazia’, Kujtim Ferracaku, ndërsa të plagosur mbetën vëllai i tij Hasan Ferracaku dhe nipi Elmilind Dyli, vetëm 17 vjeç.

Plagët më të rënda i ka marrë ky i fundit, i cili pritet që t’i nënshtrohet një operacioni në spitalin e Traumës në Tiranë. Burime të pakonfirmuara thonë se atij pritet që ti hiqet njëra prej këmbëve, si pasojë e dëmtimit që ka marrë nga plumbat.

Babai i viktimave, Pjetër Gocaj e tha qartë në një deklaratë për mediat, se ngjarja mund të ishte parandaluar në rast se shteti do të kishte vepruar më herët, në lidhje me ndarjen e hapësirave të shfrytëzueshme për plazh.

Zona për të cilën kishte ndodhur konflikti, vitin e kaluar ishte administruar nga vëllezërit Gocaj, ndërsa këtë vit lejen e kishin fituar familja Ferracaku, por ende nuk kishte një vendim të prerë nga Agjensia për Turizmin dhe bregdetin.

Kjo vonesë çoi në zgjidhjen e konfliktit në rrugë personale, gjë e cila pasoi me një tragjedi për të dy familjet e përfshira, ndërsa rrezikon të çojë në kolaps të gjitha bizneset e tjera në Velipojë, duke qenë se shumë turistë të frikësuar nga ngjarja, zgjodhën që të linin në mes pushimet e tyre.

Lidhur me ngjarjen reaguan presidenti i vendit Ilir Meta dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, të cilët bënë përgjegjës policinë dhe strukturat e tjera shtetërore, për gjendjen e sigurisë publike në vendin tonë.

Nga ana tjetër, kryeminsitri Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim për këtë masakër të rëndë me katër viktima në mes të sezonit turistik, por perkundrazi botoi fotot e një plazhi në Velipojë.

Etiketa: 4 pistoleta4 të vrarëdhjetra plumbaVelipojëvonesa e shtetit

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
E rëndë në Tetovë/ Gruaja maqedone vret me çekiç burrin shqiptar

E rëndë në Tetovë/ Gruaja maqedone vret me çekiç burrin shqiptar

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com