Ndërkohë që vijojnë kërkimet masive për të mbijetuar nën rrënojat e pallatit 12 katësh që u shemb në Miami dy ditë më parë, ekspertët kërkojnë shkaqet që çuan në shkatërrimin e tij.
Detaje të reja kanë dalë në dritë të cilat mund të ndihmojmë në zbulimin e shkaqeve shkruan New York Times. Në vitin 2018, tre vjet para shembjes së godinës e Champlain Towers South në Miami, një inxhinier gjeti prova alarmante të “dëmtimit të rëndë strukturor” në pllakën e betonit nën pishinë dhe çarje e thyerje të kolonave, trarëve dhe mureve të garazhit nën ndërtesën 12-katëshe.
Raporti i inxhinierit ndihmoi në hedhjen për një projekt riparimi miliona dollarësh që do të fillonte së shpejti, por që nuk pati kohë të niste pasi pallati u shemb raporton New York Times.
Nga shembja e pallatit në Miami deri tani është raportuar për 4 të vdekur. Ndërkohë që 159 persona janë ende të zhdukur nën rrënoja.
Hetuesit ende nuk kanë identifikuar shkakun pasi sipas ekspertëve procesi i vlerësimit të skenarëve të mundshëm mund të zgjasë me muaj, duke përfshirë testimin e betonit, një ekzaminim të tokës etj.