Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tretë. Sipas burimeve zyrtare nga policia, ngjarja ndodhi rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë.
Shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.