Gripi i shpendëve, Kosova asgjeson pula në ferma familjare: E kemi nën kontroll – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gripi i shpendëve, Kosova asgjeson pula në ferma familjare: E kemi nën kontroll

09:12 | 14/06/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës, (AUV) ka asgjësuar një numër të shpezëve në dhjetë ferma familjare, në lokacione të ndryshme nëpër Kosovë, për shkak të diagnostikimit të tyre me virusin H5N8, apo siç njihet ndryshe, gripi i shpendëve, kurse disa ferma të tjera po mbahen në izolim, deri në përfundimin e analizave.

Lamir Thaçi, zëdhënës në këtë institucion, tha se pas konfirmimit të prezencës se këtij virusi në Kosovë, në fund të muajit të kaluar, AUV është duke monitoruar situatën në terren, më qëllim të parandalimit dhe luftimit të kësaj sëmundje, njofton REL.

Deri më tani në Kosovë, thotë ai, nuk ka shpezë të prekura në ndonjë fermë komerciale, produktet e të cilave janë të pranishme në treg. Për këtë arsye, nuk ka dyshim apo rrezik për konsum të produkteve nga fermat vendore.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Fatmirësisht, deri më tani kemi të prekura vetëm një numër të kufizuar të fermave familjare, kurse fermat tjera komerciale, janë të lira dhe masat e biosigurisë nga fermerët janë marrë më kohë. AUV do të bëjë monitorimin që të vazhdojë mbikëqyrja e zbatimit të masave, që të mos kemi shtim të numrit të rasteve të prekura, apo ta tejkalojmë sa më lehtë që mos të kemi dëmtim ekonomik, qoftë për fermerë apo shtetin tonë”, tha Thaçi

Fermerët kanë marrë masa parandaluese

Gripi i shpezëve, kryesisht përhapet nga kontakti i drejtpërdrejtë midis zogjve të infektuar dhe atyre të shëndoshë dhe mund të bartet edhe tek njerëzit. Njerëzit gjithashtu mund të përhapin sëmundjen indirekt, nga ferma në fermë, duke bartur virusin në veshjet e tyre.

Në Kosovë ekzistojnë mbi 180 ferma komerciale të shpezëve, të cilat arrijnë me produktet e tyre (mish, vezë) të mbulojnë shumicën e tregut të brendshëm. Pronarët e këtyre fermave me, rekomandim të AUV kanë dezinfektuar hapësirat e jashtme të objekteve, për të parandaluar mundësinë e përhapjes se këtij virusi, tha Sabit Rama, kryetar i Shoqatës se Shpezëtarëve të Kosovës.

“Situata është nën kontroll. Fermat komerciale janë në sistem të mbyllur. Megjithatë, fermerët kanë marrë masa të rrepta, duke bërë dezinfektimin jashtë objekteve të fermave, për shkak të shpezëve të egra”, tha Rama.

AUV: Nuk ka rrezik, por me kujdes të konsumohen produktet

Megjithatë, AUV ka sugjeruar konsumatorët të kenë kujdes gjatë furnizimit me mish të shpezëve dhe me vezë. Në një njoftim për media, thuhet se “furnizimi me mish të shpezëve të bëhet vetëm nga operatorët ekonomikë te aprovuar dhe regjistruar në marketet dhe dyqanet e autorizuara dhe jo në tregjet e kafshëve, ku therja ndodh aty për aty nga operatorë ilegalë”.

Profesionistë shëndetësorë, ndërkaq pohojnë se tek njeriu, deri më tani në Kosovë nuk ka ndonjë rast të konfirmuar me gripin e shpezëve. Infekologu Sali Ahmeti, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se nuk ka vend për shqetësim, pasi në aspektin klinik nuk paraqet ndonjë rrezikshmëri më të veçantë, se sa viruset tjera të rrugëve respiratore.

“Unë nuk shoh ndonjë arsye për shqetësim. Nëse eventualisht shfaqen raste, është një menaxhim i zakonshëm sikur për viruset e tjera. Menaxhimi i tij qoftë në aspektin klinik dhe laboratorik, është më i lehtë se sa COVID 19”, tha Ahmeti.

Edhe në Shqipëri, me datë 8 qershor janë konfirmuar rastet e para me grip të shpezëve. Shërbimi Veterinar atje kreu eliminimin e shpezëve të prekura dhe atyre dyshimta.

Kurse qeveria e Kinës, tashmë ka konfirmuar rastin e parë të infektimit të njeriut, nga gripi i shpezëve.

Virusi H5N8, është virus vdekjeprurës për shpezët në ferma dhe shpezët e egra. Në vitin 2021, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shtatë persona punëtorë të një ferme janë infektuar në Rusi me këtë virus. Ky virus, është duke qarkulluar në fermat në vende të ndryshme të Evropës që nga viti 2014. Sipas OBSH-së, infektimi me këtë virus i njerëzve konsiderohet shumë i ulët. Personat e infektuar duhet të mbikëqyren minimum 10 ditë, për të kontrolluar simptomat.

/REL/

Etiketa: Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovësgripi i shpendevevirusi në Kosovë

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
NATO: Misioni dhe mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk vendoset nga ne

Pas Samitit të G7, mbahet sot Samiti i NATO-s, priten vendime për sigurinë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com