Christian Eriksen i ka trembur të gjithë në ndeshjen Danimarkë-Finlandë. Ai ka rënë pa ndjenjë në tokë dhe në fushë kanë zbritur mjekët.
Ndeshja është ndalur dhe nuk dihet ende gjendja e mesfushorit të Interit.
Momente paniku, lojtarët dhe tifozët u panë në lot në ato momente.
Gjendja e danezit duket disi më e mirë, në fushë u fut edhe partnerja e tij. Ajo shikohet duke u qetësuar nga Kjaer dhe portieri Schmeichel.
UEFA, duke parë situatën e krijuar, vendosi të pezullojë ndeshjen Danimarkë-Finlandë, që kishte nisur prej orës 18:00.