Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mesnatën e të mërkurës në Vlorës, ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Shkëlzen Velaj.
Mësohet se në makinën e cila është braktisur dhe më pas është djegur nga autorët, është gjetur një armë kallashnikov që dyshohet të jetë arma e krimit.
Policia ende nuk ka arritur të bëjë të mundur zbardhjen e kamerave të sigurisë së katit të 5 ku banonte viktima, Shkëlzen Velaj.