Listat e zeza të DASH-it dhe “delet” e mbikëqyrura nga “sigurimsat” e “Rilindjes”! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Listat e zeza të DASH-it dhe “delet” e mbikëqyrura nga “sigurimsat” e “Rilindjes”!

12:06 | 02/06/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Nga Kim Mehmeti 
Kohët e pas-zgjedhjeve parlamentare janë si ato të pas-përmbytjeve, e kur uji që tërhiqet, lë pas vetes ose humus që tokën e bën më pjellore, ose mbeturinat e mbledhura vite me radhë, e që atë e helmojnë. Pra në vendet ku funksionojnë institucionet e shtetit, zgjedhjet e radhës, vetëm e forcojnë shtetin, e në ato si ‘Shqipëritë’ tona, ato janë kapak i gropës septike, e ku janë derdhur ujërat e zeza politike të tri dekadave të fundit.

Shqipëria e sotme e jeton periudhën pas-zgjedhore, e të cilat zgjedhje, përpos me mosnjohjen e tyre nga ana e opozitës, me shumëçka tjetër dallojnë nga më të mëparshmet. Dhe nëse me hiçgjë tjetër, dallojnë për nga qartësia se ato i fiton paraja, forca, krimi dhe ‘Sigurimsat’ e regjimit, të cilët ‘Sigurimsa’ aq hapur nuk i kishte përdorur as xhaxhi Enver.

Dhe tani kur pritet përbërja e re qeveritare, një gjë është e sigurte: “patronazhistët”, apo “Sigurimsat” e “Rilindjes”, do vazhdojnë veprimtarinë e vet, duke e thelluar në frikën se jemi e do mbetemi të mbikëqyrur e të përcjellë, kështu që përpos dashnoreve tona, regjimi do dijë edhe numrin e këpucëve që mbajmë, edhe atë thuajse sa për të na e bërë gati veshmbathjen e burgut. Pra, çka do që të ndodhë sot e tutje, Shqipëria duhet ta dijë se e drejton mendësia që mbrohet nga populli, e që nuk e mbron shtetin e popullin.

Dhe përpos zgjedhjeve që i fituan ata që shtetin e blenë nga votuesit, Shqipërisë i arritën edhe listat e zeza të DASH-it. E të cilat tregojnë se përderisa je “dele”, të cilën e qethin “Sigurimsat” e “Rilindjes”, mos i kritiko as projektet e pasuksesshme që i financon DASH-i, si për shembull atë të reformës në drejtësi, që nuk iu lejua Maqedonisë nga ndërkombëtarët me arsyetimin se ajo kishte dështuar në Shqipëri.

Por sido që të qëndrojë puna me zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri dhe me listat e DASH-it, duhet përsëritur me qindra here se nëse ne shqiptarët vetë do e kishim bërë “listën e zezë” të burrështetasve që e plaçkitën shqiptarinë, e të cilëve, do duhej t’ua ndalonim të kandidonin në zgjedhje e të dilnin nga “Shqipëritë” tona pa ne e kthyer të vjedhurën, shumë pak politikanë të tri dekadave të fundit do mbeteshin jashtë asaj liste.

Dhe në krye të asaj liste do duhej të ishin ata që e rrënuan Teatrin Kombëtarë në Tiranë, ata që e ringjallën “Sigurimin” e Enverit. Pra ata që Tiranën e bënë lavatriçe ku lahet pisllëku që është duke e kalbur Shqipërinë, ku ndërtohen kulla të larta që atë e çojnë drejt qiellit, por duke ia shkulur rrënjët e të shkuarës shqiptare.

Por ja, ngaqë u treguam popull i paaftë për ta mbrojtur vetveten nga të vetët edhe na ndodh që ‘lista e zezë’ amerikane të na bëjnë ta harrojmë ‘librin e zi’ të vjedhjes zgjedhore të 25 prillit në Shqipëri. Ku ta dish, mbase edhe ai është qëllimi i listave të zeza që na vijnë nga përtej oqeani?!

Dhe ku ta dish, mbase edhe s’mund t’u ndodhë asgjë më e mirë “deleve” politike që i qeth kushdo që ka gërshërë të mprehta, apo atyre që ndërtojnë demokraci me dy të pafytyrë që e mbivotojnë të ndershmin, me një të pasur që e përcakton vullnetin politik të mija të varfërve, me një të pushtetshëm që i nënshtron dhe i detyron ta votojnë qindra hallexhinj…, dhe atyre që assesi ta kuptojnë se  politika i zgjidh problemet që vetë ajo i shkakton dhe se, nga politika s’mund të pasurohet ai që e mbron, por ai që e shet atë që i takon popullit!

Etiketa: institucionet e shtetitKim MehmetiKohët e pas-zgjedhjeve parlamentareListat e zeza të DASH-itzgjedhjet e radhës

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
“DW”: Ankaraja dhe Athina duan një verë pa konflikte

“DW”: Ankaraja dhe Athina duan një verë pa konflikte

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com