Parlamenti gjerman ka miratuar rezolutën që vrasjen masive të armenëve nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore e konsideron ‘genocid’, raporton BBC.
Turqia e ka kundërshtuar ashpër këtë rezolutë të ‘Bundestagut’, ndërsa ka paralajmëruar se ky veprim do t’i perkeqesoje marrëdhëniet në mes të dy shteteve.
Armenët thonë se deri në 1.5 milionë banorë të tyre janë vrarë në masakren e vitit 1915, ndërsa autoritetet turke thonë se numri ka qenë shumë më i vogël.
Deri më tani janë mbi 20 shtete, përfshirë edhe Francën dhe Rusinë, si dhe Papa Françeskun, që vrasjet e vitit 1915 i njohin si genocid.