PD ka paraqitur provat e saj për kërkesën për të shpallur pavlefshmërinë dhe për të ripërsëritur zgjedhjet në qarkun e Beratit.
Në KAS, përfaqësuesit e PD thanë se kandidatët Hatixhe Konomi dhe Nasip Naço kanë blerë vota me 50 mijë lekë të vjetra, ku thekson se bashkëpunuan me persona me rekorde të theksuara kriminale.
Përfaqësuesit e PD i kërkuan KAS që të administrojnë provat e paraqitura sot nga blerja e votive, ndikimi tek administrate apo shpërndarja e lejeve të legalizimeve.
“Do të donim që në këtë rast dhe në vijim të ndalemi në specifikat e çdo qarku, pa patur dhe për këtë, pa kaluar në përsëritje.
Konkretisht tipologjitë e shkeljeve që kkemi evidentuar në Berat, blerja e votës nëpërmjet bashkëpunimit me individë me rekorde kriminale.
Vënia e shtetit në dispozicion për mbështetje për PS
Përdorimi i paligjshëm it ë dhënave personale.
Mohimi i eemigrantëve dhe të infektuarve me COVID-19 për të votuar.
Votimi i dyfishtë, familjar etj.
Sa i përket shkeljes së parë, blerjes së votës si rezultat i bashkëpunimit të drejtuesve politikë me persona me rekorde kriminale.
Denoncuam më 7 prill në SPAK një skemë kriminale të ndërtuar nga drejtues të PS, konkretisht Hatixhe Konomi, e para në listën e PS dhe candidate për deputete, bashkë me Nasip Naçon, i katërti i PS.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim ne Mirel Konomin, dhe Lorenc Toroveli, gjatë fushatës ka pasur raste të blerjes së votës dhe skema të tjera. Hatixhe Konomi ka blerë në Bashkinë e Beratit vota nëpërmjet lekëve apo kuponave për mjetet e ID. Nasip Naço nashkë me Lorenc TOrovelin kanë blerë vota në komunën Velabisht për 50 mijë lekë të vjetra. Kjo është sa i përket blerjes së votive. Pd ka denoncuar se në Berat nuk kishte parti që garonin, por pushtetarë që shpërndanin leje legalizimi, licenca, leje drejtimi, blinin vota e kërcënonin.
Blerja e votive nuk u bë vetëm nëpërmjet të hollave, por edhe duke shfrytëzyar varfërinë e qytetarëve. Konkretisht Këshilli Bashkiak vendosi ndihmën e menjëhershme financiale prej 10 milionë lekësh të vjetra për 7 familje. Më 27 mars, në një periudhë kur ishte e ndaluar të mos nxirreshin akte për përfitime të drejtpërdrejta.
Po në datën 29 mars 2021, këshilli bashkiak i Beratit miratoi një vendim që shtynte pagimin e taksave vendore. Edhe kjo praktikë është e ndaluar.
Siç është denoncuar dhe më herë, dhe bërë evidente, pati denoncime edhe në Berat se dhe në OSHEE, u dha rrogë plus për gjithë punonjësit e kësaj Bashkie, me qëllim kthimin në mbështetje për PS.
Rritja e pagave për punonjësit e stafeve mjekësore, shpërblimet e veçanta për mjekët e policët dhe rastet kur qeveria vendosi fonde të veçanta për popullsitë rurale.
Më pas, strukturat e PD evidentuan një furgon që shpërndante ushqime në Berat në ëmbim të votës. Kur ky furgon u ndalua nga Policia, rezultoi se brenda ishin mallra nga Rezervat Materiale të Shtetit. Brenda furgonit ishin punonjës të Bashkisë, dhe kryetarja e rajonit nr.2, dhe anëtare ZAZ Nr.66.
Qeveria shqiptare në total, po sigurisht edhe Beratin, akordoi 3 miliardë lekë më shumë janar-prill 2021 krahasur me 2020 ndihma ekonomike. Shpërndau 1.6 milionë euro për personat e pagave të luftës. Të gjitha këto përfitime sigurisht që nuk kishin qëllim për të ndikuar në vullnetin e lirë të qytetarëve.
Sa i përket, vendosjes së shteti në dispozicion të partisë, kemi evidentuar 22 raste së paku, ku drejtues qofshin minsitra, deputetë e kryebashkiakë vendosën fondet e investimet publike për të manipuluar zgjedhjet. Kryetarët e BAshkive Berat, Poliçan e Kuçovë për investime të ndryshme shfaqeshin publikisht.
Sa i përket intimidimit të administratës për të mbështetur PS, kemi denoncuar e faktuar që punonjësve të Bashkisë ËhatsUpp iu diktoheshin urdhrat, për të pëlqyer e komentuar për kandidatët, dhe të paraqisnin lista 30-50 persona për PS.
Punsimet e reja. Përveç rasteve siç kemi denoncuar, ku vetëm në 4 muaj u shtuan mbi 10 mijë punonjës, ndërsa në 24 dhjetor edhe 2 mijë e 400 të akorduara nga qeveria.
Këshilli bashkiak i Beratit shtoi tek Drejtoria e Arsimit solli edhe 16 punonjës të tjerë. Kjo vendimmarrje nuk pati asnjë justifikim.
Mund të evidentohen dhe nga të dhënat e Ministrisë së Financave, shpenzimet ishin 63 milionë euro më shumë se një vit më parë.
Sa për legalizimet, audiopërgjimi i Artan Lames për 160 mijë legalizime, apo e dhëna publike e bërë publike se në janar-mars 2021 u dhanë 10 mijë e 3 leje legalizimi. Kemi kërkuar nga ky Komision, që në përputhje me nenin 137 të administrojnë këto prova në rastin konkret, pranë Kadastrës.
Shkeljet e tjera kanë të bëjnë jo vetëm me Beratin, por gjithë qarqet. Vjedhja dhe përdorimi it ë dhënave personale.”,- thanë përfaqësuesit e PD.