Akuzoi Tump-in për mashtrim në zgjedhjet presidenciale, republikanët heqin nga udhëheqja e partisë Liz Cheney – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzoi Tump-in për mashtrim në zgjedhjet presidenciale, republikanët heqin nga udhëheqja e partisë Liz Cheney

17:19 | 12/05/2021
në Bota, Kryesore
0

Read more

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Dëgjova një gjë shokuese –

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan të mërkurën paradite për largimin e ligjvënëses Liz Cheney nga posti udhëheqës i partisë së tyre, lidhur me kritikat e saj ndaj pretendimeve të ish-Presidentit Donald Trump për mashtrime në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar.

Liz Cheney, vajza e ish-Nënpresidentit Dick Cheney, humbi postin e saj në krye të Konferencës Republikane të Dhomës së Përfaqësuesve, posti i tretë më i lartë, përgjegjëse për komunikimin e mesazhit të republikanëve për publikun e gjerë.

Vendimi u mor në një mbledhje me dyer të mbyllura.

Mbrëmjen e së martës, zonja Cheney mbajti një fjalim të zjarrtë në Kongres drejtuar udhëheqjes së partisë së saj.

“Zgjedhjet kanë mbaruar. Ky është ligji dhe procesi ynë kushtetues. Ata që refuzojnë të pranojnë vendimet e gjykatave tona janë në luftë me kushtetutën. Detyra jonë është e qartë. Secili prej nesh që ka bërë betimin duhet të veprojë për të parandaluar shpërbërjen e demokracisë sonë. Kjo nuk ka të bëjë me politikën apo partinë. Ka të bëjë me detyrën tonë si amerikanë. Heshtja dhe injorimi i gënjeshtrës e trimëron gënjeshtrarin. Unë nuk do të marr pjesë në të. Nuk do të heshtë ndërsa të tjerët e çojnë partinë tonë në një shteg që braktis shtetin ligjor dhe i bashkohet kryqëzatës së ish-presidentit për të minuar demokracinë tonë.”

Ligjvënësja Cheney, përfaqësuesja e vetme e shtetit Uajoming (Wyoming) ka denoncuar me vendosmëri pretendimet e ish-Presidentit Trump se ai, dhe jo demokrati Biden, ishte fituesi legjitim i zgjedhjeve presidenciale, pavarësisht se fushata e tij humbi disa sfida gjyqësore për të përmbysur rezultatin përfundimtar në shtetet kryesore që ai humbi.

Ligjvënësja Elise Stefanik, përfaqësuese e Nju Jorkut në Kongresin amerikan, e cila ka mbështetur me forcë prentedimet e ish-Presidentit Trump, ka të ngjarë të zgjidhet për të zëvendësuar zonjën Cheney në krye të konferencës republikane. Udhëheqësi i opozitës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, ka njoftuar mbështetjen për ligjvënësen Stefanik./VOA

Etiketa: Donald TumpLiz Cheneymashtrimrepublikanëtudhëheqja e partisëzgjedhjet presidenciale

Të Lidhura

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

nga 27
18:30 | 05/06/2026
0

Rama: “E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk...

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

nga 27
18:24 | 05/06/2026
0

Gjatë diskutimit me banorët e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama është përplasur me një qytetar, rreth pronësisë së tokës së tij....

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

nga 27
18:14 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama apo mban një takim me qytetarë në Zvërnec, ku ka deklaruar se do të dëgjojë prej tyre...

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

nga 27
17:58 | 05/06/2026
0

Në seancën e radhës në GJKKO, Ilir Meta përsëriti kërkesën për transmetim live të procesit gjyqësor dhe për daljen e...

Para
Hollywood-i në zi, ndahet nga jeta në moshën 106-vjeçare aktori i njohur

Hollywood-i në zi, ndahet nga jeta në moshën 106-vjeçare aktori i njohur

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026
Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

18:24 | 05/06/2026
Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

18:14 | 05/06/2026
Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

17:58 | 05/06/2026
Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

17:40 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!
  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –
  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com