Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Bulevardin e Ri në Yzberisht.
Raportohet se në aksident është përfshirë dy makina dhe një motor, ndërsa thuhet se viktimë ka mbetur drejtuesi i motomjetit.
Siç shihet edhe nga pamjet, viktima ndodhet ende në rrugë, ndërsa pritet që ambulanca të marrë trupin e tij. Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës si dhe shkaqet e aksidentit.